1 Maji, Sindikatat protestë para Kryeministrisë

Nga Dinejda
Shkruar ne 01 Maj 2012 ora 12:56pm

TIRANE- Konfederata e sindikatave me mbështetjen e sindikatës së minatorëve, taksistëve, por edhe të organizatës politike të të papunëve kanë zgjedhur të protestojnë para kryeministrisë në 1 Maj e njohur ndryshe në botë edhe si dita e Punëtorëve.

Kreu i Konfederatës së sindikatave, Kol Nikolla gjatë kësaj proteste ka deklaruar se papunësia në vend është shumë e lartë. Shifrat e të papunëve në fshatra janë alarmante tha ai, duke shtuar se rreth 400 mijë persona që rezultojnë si të vetëpunësuar janë të papunë. 

“Kemi pasur shumë humbje të vendeve të punës. Privatizimet bëhen pa konsultime me sindikatat, sic ishte i ARMO-s, hidrocentraleve, tregu i punës është i deformuar. Vetëm vitin që kaloi nga Greqia janë kthyer 29 mijë emigrantë, nga të cilët janë punësuar vetëm 144. Qeveria quan të punësuar në bujqësi 500 mijë punonjës, na rezulton se të zënë me punë janë 80 mijë deri në 100 mijë vetë, do të thotë që vetëm nga sektori bujqësor janë 400 mijë vetë të papunësuar të fshehur”, tha ai.

Sindikata e minatorëve ka kërkuar deklarimin e minimumit jetik, që sipas kreut të kësaj sindikate, Fiqiri Xibrit është mëse e nevojshme për të njohur nivelin ekonomik dhe më tej zhvillimin e tij.
“Jemi për gjëra minimale, prandaj edhe kërkesa jonë këtë radhë është pikërisht deklarimi zyrtar i minimumit jetik. Jemi i vetmi vend në botën e qytetëruar që nuk deklarojmë zyrtarisht minimumin jetik. I bëj thirrje popullit të ulemi të gjithë këtu dhe të kërkojmë të drejtën tonë”, deklaroi Xibri.

1 Maji
Në shumë vende të botës përkutjohet sot 1 maji, dita e punëtorëve. Dita e Punës, ose Festa e Punëtorëve, është një festë që festohet më 1 Maj të çdo viti, e cila synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale dhe vështrimin ekonomik-social të punëtorëve. Dita e Punëtorëve është e njohur në shumë vende të botës, por jo në të gjitha. Më saktësisht, ajo i referohet kujtimit të protestave të punëtorëve që synonin një të drejtë të madhe dhe që konsistonte ne orarin e punës, në 8 orë. Këto protesta çuan në nxjerrjen e një ligji që u miratua në 1866 në Illinois (SHBA). Ndërkohë, kongresi i Internacionales së parë kërkoi që ligje të ngjashme të miratohen dhe në Evropë. Origjina e kësaj feste daton nga manifestimi i organizuar në Shtetet e Bashkuara nga Kalorësit e Punës (Knights of Labor), një shoqatë e themeluar në 1869) në Nju Jork, 5 shtator 1882. Dy vjet më vonë, më 1884, një manifestim i ngjashëm i Kavalierëve të Punës miratoi një rezolutë që ngjarja të kishte bazë vjetore. Gjithashtu organizatorët sindikalistë, afër lëvizjeve socialiste dhe anarkiste, sugjeruan si datë feste: 1 Majin. Ndërkohë, incidente të rënda ndodhën në ditët e para të majit 1886 në Çikago (SHBA) dhe që njihet si kryengritja e Haymarket. Këto ngjarje arritën kulmin e tyre më 4 maj, kur policia qëlloi mbi demonstruesit duke shkaktuar shumë viktima. Data e 1 Maj është miratuar në Kanada në 1894 edhe pse koncepti i festës së punëtorëve i referohej këtu marshimeve të mëparshme të punëtorëve të mbajtur në Toronto dhe Otava në 1872.TIRANE- Konfederata e sindikatave me mbështetjen e sindikatës së minatorëve, taksistëve, por edhe të organizatës politike të të papunëve kanë zgjedhur të protestojnë para kryeministrisë në 1 Maj e njohur ndryshe në botë edhe si dita e Punëtorëve.

Kreu i Konfederatës së sindikatave, Kol Nikolla gjatë kësaj proteste ka deklaruar se papunësia në vend është shumë e lartë. Shifrat e të papunëve në fshatra janë alarmante tha ai, duke shtuar se rreth 400 mijë persona që rezultojnë si të vetëpunësuar janë të papunë.

“Kemi pasur shumë humbje të vendeve të punës. Privatizimet bëhen pa konsultime me sindikatat, sic ishte i ARMO-s, hidrocentraleve, tregu i punës është i deformuar. Vetëm vitin që kaloi nga Greqia janë kthyer 29 mijë emigrantë, nga të cilët janë punësuar vetëm 144. Qeveria quan të punësuar në bujqësi 500 mijë punonjës, na rezulton se të zënë me punë janë 80 mijë deri në 100 mijë vetë, do të thotë që vetëm nga sektori bujqësor janë 400 mijë vetë të papunësuar të fshehur”, tha ai.

Sindikata e minatorëve ka kërkuar deklarimin e minimumit jetik, që sipas kreut të kësaj sindikate, Fiqiri Xibrit është mëse e nevojshme për të njohur nivelin ekonomik dhe më tej zhvillimin e tij.
“Jemi për gjëra minimale, prandaj edhe kërkesa jonë këtë radhë është pikërisht deklarimi zyrtar i minimumit jetik. Jemi i vetmi vend në botën e qytetëruar që nuk deklarojmë zyrtarisht minimumin jetik. I bëj thirrje popullit të ulemi të gjithë këtu dhe të kërkojmë të drejtën tonë”, deklaroi Xibri.

1 Maji
Në shumë vende të botës përkutjohet sot 1 maji, dita e punëtorëve. Dita e Punës, ose Festa e Punëtorëve, është një festë që festohet më 1 Maj të çdo viti, e cila synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale dhe vështrimin ekonomik-social të punëtorëve. Dita e Punëtorëve është e njohur në shumë vende të botës, por jo në të gjitha. Më saktësisht, ajo i referohet kujtimit të protestave të punëtorëve që synonin një të drejtë të madhe dhe që konsistonte ne orarin e punës, në 8 orë. Këto protesta çuan në nxjerrjen e një ligji që u miratua në 1866 në Illinois (SHBA). Ndërkohë, kongresi i Internacionales së parë kërkoi që ligje të ngjashme të miratohen dhe në Evropë. Origjina e kësaj feste daton nga manifestimi i organizuar në Shtetet e Bashkuara nga Kalorësit e Punës (Knights of Labor), një shoqatë e themeluar në 1869) në Nju Jork, 5 shtator 1882. Dy vjet më vonë, më 1884, një manifestim i ngjashëm i Kavalierëve të Punës miratoi një rezolutë që ngjarja të kishte bazë vjetore. Gjithashtu organizatorët sindikalistë, afër lëvizjeve socialiste dhe anarkiste, sugjeruan si datë feste: 1 Majin. Ndërkohë, incidente të rënda ndodhën në ditët e para të majit 1886 në Çikago (SHBA) dhe që njihet si kryengritja e Haymarket. Këto ngjarje arritën kulmin e tyre më 4 maj, kur policia qëlloi mbi demonstruesit duke shkaktuar shumë viktima. Data e 1 Maj është miratuar në Kanada në 1894 edhe pse koncepti i festës së punëtorëve i referohej këtu marshimeve të mëparshme të punëtorëve të mbajtur në Toronto dhe Otava në 1872.