10 mënyra të thjeshta për një trup të bukur

Nga Dinejda
Shkruar ne 28 Maj 2012 ora 12:13pm

Këto mënyra që do të lexoni më poshtë janë propozuar nga një grup specialistësh gjermanë, të cilët janë munduar të përmbledhin dhe kombinojnë eksperiencën e mjekësisë popullore me arritjet e shkencës bashkëkohore. Sipas fjalëve të tyre “janë 10 mënyra jo të dëmshme për normalizimin e metabolizmit tek njerëzit mbipeshë”.

UJI I FTOHTË
Uji i ftohtë djeg me sukses kaloritë e tepërta, të marra nëpërmjet ushqimit. E vetmja gjë, që sipas specialistëve pengon njerëzit është ndruajtja e tepërt, kur duan të fillojnë ‘luftën‘ me kilogramët e tepërt. Koha e pirjes së ujit të ftohtë duhet të rritet gradualisht. 
FURÇA E THATË
Ky mjet dobësimi është i mundur për të gjithë. Fshirja mekanike me furçë të thatë ( me fortësi mesatare ) është vetëm një prej masazheve që aktivizojnë metabolizmin. Fshirja duhet të bëhet në mënyrë intensive disa herë në ditë. Rezultatet janë të njëjta si me ujin e ftohtë.
ANANASI
Ndjesia e ngopjes vjen më shpejt, nëse ushqimi përtypet mirë. Ananasi përmban sasi të mëdha të enzimave bromelaine, të cilat i shpërbëjnë proteinat shtazore, në mënyrë të tillë që të mos mbeten mbetje në stomak. Kështu, sipas dietologëve gjermanë, nëse para se të uleni për të ngrënë, hani 1-2 copa ananas, pasi ndjesia e ngopjes do të vijë më shpejt dhe kjo do të thotë që do të hani më pak ushqim.
ELBI
Në Gjermani “lëngu i elbit” prej kohësh është i njohur, por kohët e fundit është përcaktuar se ai aktivizon në mënyrë të përkryer proceset metabolike në organizëm. Sasia e lartë e kaliumit në përmbajtje ndihmon në asgjësimin e skorjeve dhe toksinave. “Lëngu i elbit” përgatitet në këtë mënyrë: 200 gram elb përzihen me 1 litër ujë dhe zihen në një enë të mbyllur. Pas kësaj lihet për 30 minuta për t’u ftohur. Çdo ditë mund të pini 1 gotë prej këtij lëngu. DARDHA Dardha përmban përbërës bioaktivë, të cilët lehtësojnë përpunimin e yndyrave dhe ndihmojnë organizmin të gjejë ekuilibrin e nevojshëm mes urisë dhe ngopjes. Dardha ndikon në mënyrë të dobishme edhe për kapsllëkun.
UTHULLA
Përbërës kurues ka vetëm uthulla e nxjerrë nga frutat natyrale, ndërkohë që si më e shëndetshme njihet uthulla e mollës. Ja dhe një recetë për “shurupin e dobësimit”: 2 lugë gjelle uthull natyrale përzihen me një gotë ujë me temperaturë dhome dhe shtohen 2 lugë gjelle mjaltë. Pihet esëll para se të hani mëngjes. HITHRA
Aftësia e hithrave për të ulur peshën trupore është e njohur nga studiuesit që prej viteve 50 të shekullit të kaluar. Ato mund të përdoren në formën e sallatës, e zierë, si lëng ose supë. Përbërja më e lartë e vitaminave dhe mineraleve ndodhet në filizat e rinj të hithrave.
VERA E THATË
Vera e kuqe e thatë ( një gotë para drekës dhe darkës ) ul marrjen e karbohidrateve në gjak dhe zgjat përpunimin e ushqimit në stomak, ndërkohë që rezultati i fituar është ulja e oreksit.
PRODUKTET E QUMËSHTIT
Të gjitha produktet e qumështit që nuk kanë në përbërje yndyrë mund të 10 mënyra të thjeshta për një trup të bukur dobësojnë. E mjaftueshme është që përgjatë disa javëve të pini një gotë hirë qumështi para se të ushqeheni dhe kjo jo vetëm që do të forcojë procesin e metabolizmit, por do të sigurojë pastrimin nga përbërjet toksike.
PËRTYPJA E USHQIMIT
Tek kjo duhet të jeni shumë të vëmendshëm. Sa më shpejt hani, duke gëlltitur copa të mëdha ushqimi, aq më tepër sasi merr trupi. Stomaku fillon t’i sinjalizojë sistemit nervor qendror për ngopjen 15-20 minuta pas mbërritjes së ushqimit në të. Përtypja e kujdesshme mundëson lagien e ushqimit me pështymë, ndërkohë që kjo ndihmon ushqimin të kalojë më shpejt në aparatin tretës dhe kështu t’i nënshtrohet asimilimit të plotë.