11 miliardë njerëz në Tokë deri në vitin 2050

Nga Dorjan
Shkruar ne 03 Maj 2012 ora 6:11pm

Nju-Jork – Për civilizimin njerëzor të shekullit 21 do të jetë periudhë kritike sepse pritet që deri në vitin 2050, numri i banorëve të Tokës të rritet nga shtatë miliardë aktualë në 11 miliardë.

“Shtetet e zhvilluara do të duhet të zvogëlojnë shpenzimin, me qëllim që të ndihmohet që rreth 1,3 miliardë njerëz më të varfër të dalin nga varfëria e thellë, vlerësoi nobelisti-biolog Xhon Salston, i cili e ka kryesuar grupin punues që e ka përpunuar studimin “Njerëzit dhe planetet”.

Në studimin theksohet se do të nevojitet të ndahen më shumë para nga fondet për planifikim të familjes, si dhe për arsimimin e njerëzve.

Konkludohet edhe se në kontekstin e njëjtë duhet të monitorohet rritja e popullatës njerëzore dhe shpenzimi, nëse është qëllimi vendosja e jetës së qëndrueshme me parandalim të njëkohshëm të varfërisë.

Momentalisht, theksohet në studim, ekziston mospajtim i madh në shpenzimin dhe mjetet e disponueshme.

Çështjet që janë parashtruar në studim do të shqyrtohen në konferencën e KB-së për zhvillim të qëndrueshëm, i cili muajin e ardhshëm do të mbahet në Rio de Zhaneiro.