16 mijë të prekur në javë nga virozat stinore.

Nga Dinejda
Shkruar ne 20 Mar 2012 ora 8:31am

Tiranë – Virozat stinore kanë shtuar tej shumë numrin e pacientëve në urgjencat e spitaleve.Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, brenda një jave regjistrohen 16 mijë persona që kërkojnë ndihmë në urgjenca.Pjesa më e madhe e këtyre pacientëve (rreth13 300), vuajnë nga infeksione respiratore të sipërme dhe të poshtme. Këto raste sipas ISKSH-së, konsiderohen si të zakonshme për sezonin stinor.  Mjekët thonë se duhet të tregohet kujdes nga virozat stinore, sidomos tek fëmijët dhe të moshuarit.Sipas mjekëve, stina e pranverës është e paqëndrueshme nga temperaturat dhe fëmijët janë të predispozuar për t’u ftohur e për të marrë infeksione më të shpeshta.Sa u takon ambienteve të brendshme, ato duhet të ajrosen e të mbahen në temperatura jo me shumë diferencë me ambientin jashtë. Në të gjitha rastet e simptomave gripale, sipas mjekëve, duhet shkuar tek mjeku pediatër për të marrë ndihmë mjekësore.