25 fjalët që duhet të dijë një fëmijë 2-vjeçar

Nga Dorjan
Shkruar ne 06 Maj 2012 ora 3:35pm

Ekspertët e “Bryn Mawr College” në Pennsylvania kanë publikuar një listë prej 25 fjalësh, që sipas tyre duhet të mësojë një fëmijë 2-vjeçar për të mos pasur probleme në të ardhmen me artikulimin e germave.

25 fjalët kyçe janë: mami, babi, përshëndetje, lodra, qen, mace, fëmijë, qumësht, fruta, top, po, jo, hundë, sy, banane, biskotë, makinë, nxehtë, faleminderit, dush, këpucë, flokë, më shumë dhe libër.

Sipas studiuesve, nëse një fëmijë 2-vjeçar nuk di të shqiptojë këto fjalë rrezikon të ketë probleme të mëdha linguistike në të ardhmen, pasi nuk do të arrijë të shqiptojë mirë shkronjat dhe rrokjet.

“Fëmijët që nuk dinë fjalët bazë kanë shpesh një “vonesë linguistike” e cila mund të rikuperohet në moshën e adoleshencës ose jo. Gjithçka që nevojitet për të shmangur këtë problem është një prind i vëmendshëm dhe një laps për të shënuar të gjitha fjalët.”- shpjegon Prof.Rescorla al Guardian.