“20 vite burg” per shqiptarin qe vrau pensionistin ne Itali.

Nga Dorjan
Shkruar ne 23 Mar 2012 ora 9:17pm

Gjykata jep denimin me 20 vite burg për shqiptarin 21-vjeçar Esmerald Bibi, që vrau një 75-vjeçar në Itali.

Vrasja e Antoi Procopios, mësues në pension, ndodhi me 27 mars të vitit 2011 në bodrumin e banesës në San Lazzaro në periferi të Bolonjës, ku jetonin viktima dhe autori i krimit.

21-vjecari rrezikonte burgim të përjetshëm pasi akuzohej për vrasje në gjendje të rënë, grabitje, djegie të kufomës dhe prishjen e trupit zgjodhi procedurë të shkurtuar, çka bëri që dënimi të ulet me 1/3.

Bibi ka dëshmuar se kishte vrarë pensionistin për shkak se e kishte kërcënuar se do ta padiste për vjedhje, për të cilën 75-vjeçari ishte dëshmitarë.

21-vjeçari ka rrëfyer se e kishte vrarë italianin duke i vënë këmbën në fyt dhe më pas i ka vënë dhe flakën kufomës.

Prokuroria ka kërkuar që para gjyqit të dalë dhe babai i 21-vjeçarit, Nazmi Bibi, 46 vjeç pasi ka ndihmuar të birin për ti vënë zjarrin kufomës dhe ka fshehur krimin.