Astronomët: Kemi zbuluar binjakun e Tokës

Nga Dorjan
Shkruar ne 26 Mar 2012 ora 4:10pm

Astronomët kanë konfirmuar ekzistencën e një planeti të ngjashëm me Tokën. Planeti, i quajtur Kepler 22-b, është rreth 600 vite drite larg dhe është rreth 2.4 herë më i madh se toka. Planeti blu është më i ngjashmi me Tokën, thonë astronomët. Sipas BBC, temperaturat aty janë rreth 22 gradë, tamam si në një ditë pranvere.

Megjithatë skuadra e astronomëve nuk e di ende nëse Kepler 22-b është e përbërë nga shkëmbinj, gaz ose ujë.

Kërkimi për zbulimin e planetëve të ngjashëm me tokën ka evidentuar 1.094 të tillë, por Kepler 22-b duket se është më afër planetit tonë.