Blen biletën fituese me kolektivin, refuzon t’u japë përqindjen e fitimit

Nga Dorjan
Shkruar ne 03 Apr 2012 ora 3:19pm

SHBA – Punonjësit e një rrjeti lokalesh “McDonald” në Merilend, janë të revoltuar pasi një kolege fitoi 105 milionë dollarë në llotarinë kombëtare dhe nuk ka ndërmend t’u japë asnjë pjesë prej këtyre parave.

 

Sipas tyre, ata bashkuan paratë dhe blenë të gjithë në seri një numër biletash, por 37-vjeçarja Mirlande Wilson pretendon se biletën fituese ajo e kishte blerë veçmas.

”Ne kishim një plan të përbashkët, por unë luajta njëkohësisht edhe vetëm. Bileta fituese nuk ishte midis atyre të përbashkëtave”, deklaroi Wilson, nëna beqare e shtatë fëmijëve, për të përditshmen “New York Post”.

Kjo emigrante nga Haiti, pretendon se e kishte mbajtur të fshehtë biletën dhe se do të shkojë ta depozitojë pranë autoriteteve që organizojnë llotarinë ditën e hënë.

Kjo fituese, sëbashku me dy fitues të tjerë në Ilinois dhe Kansas, do të arkëtojë shumën prej 205 milionë dollarësh, çdo vit nga 5,6 milionë dollarë për 26 vitet e ardhshme.

Kolegët e Wilson, të cilët fitojnë rreth 7,5 dollarë në orë, u shprehën të tërbuar me pretendimin se ajo e bleu vetë biletën fituese.

”Nuk mund të na e bëjë këtë”, deklaroi Suleiman Osman Husein, një manaxher turni. “15 prej nesh paguam secili nga pesë dollarë dhe ajo shkoi të blejë për të gjithë biletat. Ishin paratë e të gjithëve”, është shprehur ai i revoltuar.