AVIONI USHTARAK PËRPLASET NË NJË ZONË TË BANUAR

Nga Dorjan
Shkruar ne 06 Pri 2012 ora 7:37pm

VIRXHINIA- Raportet e medias amerikane thonë se një avion i marinës është rrëzuar në Virxhinia, ndërsa besohet se dy pilotët në bord kanë mundur të shkëputen para përplësjes.

Ende nuk ka njoftime për të plagosur në terren, pasi avioni ra në një zonë të banuar. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë tym të zi në afërsi të disa ndërtesave.

Autoritetet zyrtare saktësuan se një F/A-18 u rrëzua sot në afërsi të rrugës Birdneck në Virxhinia. Një zëdhënës i marinës duke folur në telefon për Fox Neës tha se nuk mund të bënte asnjë koment lidhur me pasojat e ngjarjes.