Gjen biletën 10 mijë euroshe në koshin e plehrave

Nga Dorjan
Shkruar ne 13 Pri 2012 ora 3:20pm

Një burrë nga Garda, komunë e Veronës, ka gjetur një biletë në kosh të mbeturinave, e cila vlente 10 mijë euro.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën teksa ai kishte shkuar në një bar dhe po priste t’i mbërrinte kafja që kishte porositur. Papritur ai ka vënë re një biletë në koshin pranë banakut. Bileta Gratta e Vinci kishte dy numra të njëjtë, gjë që e bën fitues të 10 mijë eurove.

Drejtuesi i barit, Bruno Alberghini tregon se klienti ka marrë biletën dhe ka shkuar për ta dorëzuar në banak, por ata nuk ja kanë pranuar duke i thënë atij se fati ishte i tij dhe se mund t’i tërhiqte paratë bashkë me biletën në bankë.

Kësaj here fati kishte trokitur në derën e një njeriu që as nuk e kishte zakon të luante lojëra fati.