6 gra kërcënojnë me hedhje nga pallati.

Nga Dinejda
Shkruar ne 26 Mar 2012 ora 11:19am

Tiranë – Disa gra zgjodhën kërcënimin me hedhje nga pallati, për shkak se kishin konflikt me pronarin e ndërtesave.Gjashtë gra ndodhen në tarracën e një pallati në ndërtim.  Forcat policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë nisur negociatat me gratë.Ata po komunikojnë me njëra-tjetrën, teksa forcat e policisë ndodhen poshtë pallatit. Ky nuk është rasti i parë që qytetarë të ndryshëm përdorin këtë formë proteste për të zgjidhur problemet e tyre. Pallati ndodhet në zonën e Tiranës së Re në kryeqytet dhe dyshohet se shqetësimi i vrave janë çështje pronësie.Gratë kanë pasur shtëpi informale në këtë zonë, teksa në një marrëveshje paraprake me pronarët e pallatit se pas ndërtimit do të mund të merrnin banesa të reja. Me sa duket gratë janë të pakënaqura mbi atë çka pronari i pallatit iu ka dhënë në këmbim të banesave të tyre private. Policia sqaron paraprakisht se nuk ka rrezik për jetën e grave, pasi protesta e tyre është më shumë mediatike.Familjarët e grave thonë se ajo çfarë kërkojnë është vetëm zbatimi i kontratës, duke akuzuar pronarin se nuk e ka zbatuar atë.