6 maj, shfaqet super hëna, 16% më e madhe se zakonisht

Nga Dorjan
Shkruar ne 05 Maj 2012 ora 7:00pm

TIRANE- Natën mes së shtunës dhe së dielës, 6 maj hëna do të shfaqet më e madhe se zakonisht, duke krijuar të ashtuquajturin fenomen astronomik të “Super hënës”.

Ajo do mund të shikohet pas orës 5:35 të mëngjesit, kur fillon hëna e re.

Distanca e satelitit tone natyror ndryshon çdo muaj me një minimum rreth 357 mijë km dhe një maksimum prej 406 mijë km, sepse orbita rreth Tokës e bën atë një formë eliptike. Si rezultat i kësaj afrie ju do keni mundësi ta shihni hënën 16 për qind më të mëdha se normalja e hënave të plota, e njëkohësisht më të ndritshme se zakonisht.

Fjala “super hënë” u konceptua në vitin 1979 astrologu Richard Nolle.

Shkencëtarët argumentojnë gjithashtu, se gjatë 3 ditëve kur shfaqet super hëna rriten edhe rreziqet për ndonjë tërmet, apo shpërthim vullkanik, për shkak të forcës më të madhe gravitacionale të Hënës. Megjithatë ka edhe studime që hedhin poshtë këto argumente.