7 mënyrat e thjeshta për të forcuar kujtesën

Nga Dorjan
Shkruar ne 23 Pri 2012 ora 10:34am

Ja cilat janë shtatë mënyrat e thjeshta për të forcuar kujtesën tuaj me pak sforco. Gjithçka është vërtetuar shkencërisht. Ushtrimet janë shumë të lehta, mjafton të keni dëshirë dhe kohë.

Shkruani

Një prej mekanizmave kryesorë të kujtesës është e ashtuquajtura kujtesa e punës. Kjo gjë konsiston në aftësinë e të imagjinuarit dhe të ndryshuarit përkohësisht të informacioneve, si dhe lidhjes mes perceptimit dhe veprimit të kontrolluar. Një kujtesë pune efikase ndihmon për të mësuar, për të bërë plane dhe për të logjikuar më mirë. Një mënyrë tjetër për rritur aftësinë e kujtesës së punës është edhe të shkruarit. Kështu, dy ose tri herë në javë mund të uleni në tavolinë dhe të shkruani për 20 minuta ngjarjet e bukura ose të hidhura që ju kanë ndodhur. Shumë eksperimente kanë vërtetuar se ky ushtrim është në gjendje të forcojë edhe më shumë kujtesën pas pesë javësh.

Shihni një peizazh në natyrë

Natyra mund të ketë efekte magjike mbi ne. Të gjithë e dimë, por shkencëtarët i kanë hyrë më në detaj këtij fenomeni dhe kanë zbuluar se një prej këtyre fakteve është forcimi i kujtesës. Nga një eksperiment që u bënë disa subjekteve, studiuesit vunë re se duke bërë shëtitje në një kopsht botanik, kujtesa e tyre ishte forcuar 20% më shumë se personave që nuk kishin marrë pjesë në eksperiment. Nëse nuk keni mundësi të shëtisni në një park botanik, mund të hapni dritaren e shtëpisë dhe të shihni larg në horizont. Nga eksperimentet e ndryshme është zbuluar se edhe të shohësh natyrën ka efekt për kujtesën.

Të folurit me zë të lartë

Kjo është metoda më e lehtë: nëse doni të kujtoheni për diçka të veçantë, kur keni shumë informacione në kokë, thojeni disa herë me zë të lartë. Duke u bazuar te përfundimi i një studimi, kujtesa forcohet me 10% duke i përsëritur gjërat e rëndësishme me zë të lartë, ose duke i pëshpëritur me të ulët.

Meditimi (edhe pak fare)

Meditimi përmirëson funksionet njohëse, përfshi këtu edhe kujtesën. Cila është koha e mjaftueshme për të medituar? Mos vallë duhet shumë sforco dhe praktikë? Jo domosdoshmërish. Në një studim të kohëve të fundit, disa subjekte që kanë medituar 4 herë për 20 minuta, një herë në ditë, u është përmirësuar ndjeshëm kujtesa dhe humori. Ju do të pyesni se ç’lloj meditimi duhet të përdorni? Sot në modë është i ashtuquajturi “mindfulness”, por edhe format e tjera të meditimit janë po aq efikase.

Imagjinoni se si do të jetë performanca juaj

Thjesht duke e pyetur veten nëse do të kujtohemi ose jo për diçka, forcojmë kujtesën. Kjo gjë funksionon si për të kujtuar gjërat që kemi mësuar, ashtu edhe për të kujtuar ato që do të bëjmë në të ardhmen.

Përdorni trupin tuaj për të kodifikuar kujtimet…

Nuk mendojmë vetëm me mendje, por edhe me trup. Për shembull disa shkencëtarë amerikanë kanë vërtetuar se e kuptojmë më mirë gjuhën e folur kur shoqërohet me gjeste. Po ashtu, gjestet mund t’i përdorim edhe për të kodifikuar kujtimet. Në një eksperiment ku kërkohej për të mësuar fjalë japonisht, u vu re se duke bërë gjeste me duar gjatë mësimit i ndihmonte subjekte të fiksonin sa më shumë gjëra. Një javë pas eksperimentit, subjektet që përdornin gjeste me duar për të folur, ishin të aftë të kujtonin dyfishin e fjalëve.

…dhe për të kujtuar

Që nga momenti që trupi është i rëndësishëm për të kodifikuar kujtimet, mund të na ndihmojë edhe për të kujtuar, dhe për t’i grupuar. Psikologët kanë vënë re se mund t’i kujtojmë më mirë ngjarjet e kaluara kur jemi në të njëjtin humor dhe pozicion fizik.