ANILA E “BB5” E TRANSFORMUAR, REALIZON FOTO SEKSI NË KOSOVË

Nga Dorjan
Shkruar ne 06 Maj 2012 ora 1:49pm

E diplomuar për Agrobiznes në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku edhe vazhdon të ndjekë studimet për master në të njëjtën degë, vajza e cila u bë pjesë e aventurës së BB, Anila Grori, këto ditë ka vizituar Kosovën. E më saktësisht qytetin e Prishtinës, për të parë atmosferën atje, si dhe për të shijuar disa çaste pranë miqve të rinj që me sa duket janë fansat e saj. Ajo është shumë e dhënë pas studimeve dhe pasi të diplomohet, do të dëshironte të ndiqte një fakultet të dytë në degën e Psikologjisë. Veç shkollës, Anila ka edhe një pasion që e ka shoqëruar që nga fëmijëria, kërcimin. Që në fillore ka qenë pjesë e grupit të fëmijëve në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve. Megjithëse i pëlqente shumë, hoqi dorë për t’iu përkushtuar studimeve. Jeta e saj është ajo e një 23-vjeçareje me shumë ëndrra, pavarësisht se nuk është rritur në një familje si gjithë të tjerët. Jeton vetëm me mamanë dhe gjyshërit qëkur ishte 2 vjeç, nuk e njeh të atin dhe nuk ka kontaktuar kurrë me të, gjithashtu ka dhe një vëlla me të cilin nuk ka asnjë kontakt. Të gjitha këto vështirësi duket se e kanë bërë më të fortë dhe mbi të gjitha optimiste e shumë të vendosur për t’ia dalë mbanë në çdo rast. Ajo ka një ëndërr të madhe, të shkojë në Amerikë për të jetuar dhe nëse do të ketë fat, të bëhet e famshme atje në botën e televizionit. Ka qenë ndër të paktat konkurrente që e ka pranuar hapur se ishte bërë pjesë e reality show-t dhe si qëllim kryesor ishte fitimi i çmimit të madh, të cilin Anila do ta përdorte për t’i siguruar vetes dhe nënës së saj një shtëpi që nuk e kanë pasur kurrë. Ne kemi siguruar disa fotografi të cilat Anila i ka realizuar gjatë qëndrimit në Kosovë tek fotografi Arbër Hoxha. Foto shumë të nxehta këto dhe provokative, ku vajza e BB ka treguar anën e pasme të saj duke nxitur shumë polemika mes fansave pasi ka treguar të pasmet seksi, atribute këto që nuk i ka secila femër.