97-vjeçari diplomohet

Nga Dorjan
Shkruar ne 06 Maj 2012 ora 2:42pm

Në moshën 97-vjeçare ky australian ka arritur të marrë një master në shkenca klinike, pranë universitetit Southern Cross në Lismor.

Allan Stewart ka mundur rekordin e thyer më parë nga vetë ai, kur u bë i diplomuari më i moshuar në botë në vitin 2006, kur hyri në Guinnes pasi siguroi diplomën në juridik.

Stewart nuk është një figurë e re në ambjentin universitar, duke qenë se ka marrë diplomën e parë në kirurgji dentare në Universitetin e Sidnejit në vitin 1936.

Pas një karriere të gjatë si dentist ai iu rikthye studimeve në fakultetin juridik, duke përfunduar 4 vjet e gjysmë kurs në gjashtë vjet, nga frika se nuk kishte kohë të mjaftueshme për të jetuar, dhe duke marrë diplomën në moshën 91-vjeçare.

Diploma e sotme është e katërta e tij. Udhëheqësja e tij, profesorja Sonia Borwnie, ka treguar se kur kishte parë në kërkesën e tij datën e lindjes, në vitin 1915, ishte drejtuar për në sekretari për të denoncuar një gabim, por ishte vetë ajo që gabohej.

Te ky rast vlenë fjala e urtë “për të mësuar nuk është kurrë vonë”.