A DUHET LEJUAR PËRDORIMI I TELEFONIT NË TIMON?

Nga Dorjan
Shkruar ne 11 Pri 2012 ora 5:18pm

Shqipëria është një nga vendet evropiane që numërohen me gishta, ku lejohet përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të makinës. Në të gjitha vendet e BE-së nuk lejohet një gjë e tillë, përveçse me anë të kufjeve.

Në një kohë kur në shumë vende, përfshirë edhe SHBA po diskutohet mundësia e mos lejimit as i dërgimit të SMS-ve gjatë kohës kur ndodhemi në timon, një studim suedez tregon se mos lejimi i përdorimit të telefonit nuk ndikon në rritjen e sigurisë.

Raporti i Institutit Kombëtar për Rrugët dhe Transportit në Suedi tregon se përdorimi i telefonit nuk ndikon në rritjen e riskut për aksident. Instituti pretendon se lejimi i përdorimit nuk ka ndonjë efekt afatgjatë në vendet evropiane që lejojnë përdorimin e telefonit, ku bën pjesë dhe Shqipëria.

Përveç vendit tonë dhe Suedisë, përdorimi i telefonit në timon lejohet në Serbi, Moldavi dhe Maltë.