Abetarja e përbashkët Shqipëri-Kosovë, përzgjidhet teksti fitues.

Nga Dinejda
Shkruar ne 26 Apr 2012 ora 6:14pm

TIRANE – Përzgjidhet teksti fitues për Abetaren e përbashkët Shqipëri-Kosovë. Teksti i përzgjedhur ka si bashkë autorë, Shezai Rrokaj, Mimoza Gjokutaj dhe 2 përfaqësuesit nga Kosova Islam Krasniqi dhe Saranda Kumonova Pozhegu. Ndërsa grafika është realizuar nga Lorenc Buzi.

Përzgjedhja është bërë nga komisioni vlerësues me përfaqësi të dy palëve. Në garë ishin 13 Shtëpi Botuese, nga të cilat fituese është shpallur Shtëpia Botuese “Pegi” dhe shoqëria “Dukagjini”.

Pas ankimimit në datën 29 prill, do të bëhet certifikimi i tekstit që është shpallur fitues. Ndërkohë, specialistët e arsimit sqarojnë se Abetarja e unifikuar me titullin “Abetare e Përbashkët Shqipëri-Kosovë” do t’u ofrohet dhe fëmijëve të emigrantëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në diasporë.

Unifikimi i teksteve shkollore është një nisme mes dy ministrive të arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës, që do të vijojë edhe me tekste të tjera shkollore.