Adelina Ismajli në gjyq me 3 media

Nga Dorjan
Shkruar ne 17 Mar 2012 ora 4:13pm

Gjatë kësaj jave, një nga lajmet më të klikuara në faqet e internetit që kanë në shënjestër VIP-at, ka qenë ai ku komentohej kopertina e fundit e Adelina Ismailit, si një kopje e posterit që prezantoi filmin “Blow” me protagonistë kryesorë Jonny Depp dhe Penelope Cruz. Ky lajm na tingëlloi pak i çuditshëm, kur pamë që për protagoniste kishte Adelinën, e cila është shquar gjithmonë për idetë e saj origjinale, që nga hera e parë që u shfaq në një festival shqiptar, duke u shndërruar kështu në vajzën që theu tabu.