Adelina kërcënohet nga fansat

Nga Sage
Shkruar ne 08 Qer 2011 ora 4:49pm

Adelina Tahiri ka marrë shumë kërcënime pas publikimit të lajmit për ndarjen e saj me futbollistin e njohur Lorik Cana. Edhe pse Adelina nuk e kishte konfirmuar ndarjen, madje as lidhjen, në një intervistë deklaroi se nuk mund të jesh bashkë me një djalë i cili ka edhe femër tjetër.

Tashmë këngëtarja ka konfirmuar kërcënimet nga fansat. “Aq shumë kërcënime kisha saqë nuk kisha mundësi të bëja gjumin rehat. Për pak sa nuk përfundova në spital nga stresi, madje nuk ishin vetëm vajzat që kërcënonin por edhe djemtë. Erdhi puna të tallem me këtë histori, por e kam vuajtur shumë”, ka deklaruar Adelina Tahiri.

Megjithatë ajo e ka vlerësuar Lorikun si njërin prej futbollistëve më të mirë shqiptarë së bashku me Erjon Bogdanin.