Adoleshentët plagosën 40-vjeçaren, njëri arrestohet tjetri në kërkim.

Nga Dinejda
Shkruar ne 04 Pri 2012 ora 10:36am

Lezhë – Policia e Lezhës ka arrestuar mbrëmjen e djeshme një 16-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 18-vjeçar nën akuzën e “vjedhjes me armë” të kryer në bashkëpunim të mbetur në tentative,”vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” dhe “mbajtjes pa leje të armëve luftarake e municionit”.Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë policisë së Lezhës të cilët sqarojnë se 16-vjeçari me inicialet D. SH. banues në lagjen numër 4 Laç-Kurbin dhe 18 vjeçari është vënë në pranga. Ndërkohë, është shpallur në kërkim 18-vjeçari, Markel Bushi, bashkëpunëtor në veprat kriminale. Ata raportohet se kanë qëlluar në drejtim të një automjeti Benz me targa 255CBN që shkonte drejtKishës së Shnandojt, ku ka mbetur e plagosur 40 vjeçarja, Blerta Islamaj, banuese në Gjirokastër, qe udhëtonte si pasagjere.Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale katër gëzhoja model 56. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Kurbin për hetime të mëtejshme.