ADRIAN GAXHA NË LIDHJE TË RE: DUHET TË JESH I ÇMENDUR TË MOS E DUASH SIMONËN

Nga Dorjan
Shkruar ne 23 Pri 2012 ora 10:03am

Adrian Gaxha është parë gjatë gjithë kohës pranë këngëtares maqedonase Simona Poposka nga Ohri në promovimin e kantautorit Robert Bilbilov, që është bërë pak ditë më parë në Shkup. Pop këngëtari Gaxha ka ndenjur gjatë gjithë kohës i mënjanuar, me përjashtim të rasteve kur në promovim takonte fytyra të njohura dhe i duhej të përshëndetej, por përsëri më pas kthehej në krahët e biondes atraktive duke preferuar të mos humbë asnjë moment larg saj. ”Ajo është një nga këngëtaret më të bukura, vetëm nëse jam i çmendur, mund të mos e dua Simonën. Shikoni çfarë femre është, jemi të lindur për njëri-tjetrin”, ka theksuar Gaxha, i cili së bashku me Simonën kanë qëndruar të fundit në festën e organizuar në Shkup.
Miq të përbashkët të këngëtarëve kanë thënë se në mbrëmje këngëtarët kishin ardhur veçmas, ndërsa janë larguar së bashku. Simona nuk ka komentuar asgjë në lidhje me Adrianin, por dukej shumë e kënaqur në prani të tij, ndërkohë që ai nuk i ka kursyer komplimentet asaj. Adrian Gaxha para disa muajsh është ndarë nga Luana Vjollca,  prezantuesja shqiptare me të cilën pati një lidhje të gjatë, madje edhe një fejesë diskrete. Kur është pyetur për arsyet e ndarjes, Gaxha është kursyer në komente, duke u mjaftuar me shprehjen ”Larg syve, larg zemrës”, si dhe ka komentuar xhelozinë e Luanës. Nga ana tjetër, Luana nuk ka dhënë asnjë koment në media për ndarjen, aq sa shumë mendonin se ata janë përsëri bashkë dhe mediat po gënjejnë. Tani që Gaxha deklaron publikisht një lidhje tjetër, mund të thuhet se Luana dhe Adriani nuk janë më bashkë dhe kjo është e vetmja mënyrë për të bindur edhe më skeptikët që nuk besonin në prishjen e kësaj lidhjeje. Simona është këngëtare nga Ohri, si dhe një nga femrat më atraktive të skenës maqedonase.