Ajo që kaloi, mbaroi

Nga Dorjan
Shkruar ne 11 Qer 2012 ora 5:07pm

Të mendosh rreth së kaluarës, të jetosh me të dhe të prezantosh në të, e të dëshprohesh nga të këqijat e saj është çmenduri dhe vrasje e dëshirës për jetën e tashme.

Tek të mençurit fletët e së kaluarës shuhen dhe nuk transmetohen që të përsëriten, ato mbyllen njëherë e përgjithmonë në burgun e harresës, duke u lidhur e shtrënguar fort që mos dalin kurrë.

Nëse kujtohesh, kjo s’të jep gjë veç lodhjes e sëmundjes psikike, ndaj mos e bëj këtë, se nuk rrjedh dritë nga ato kujtime vrasëse.

Përkundrazi, ato sjellin e mbjellin mendime dhe ide të prishura që shpijnë drejt humbjes dhe shuarjes; mëshiroje dhe mos i bëh padrejtësi vetvetes, e as mos e ndërmerr një hap të tillë, sepse brengosja e tepërt nuk ta kthen atë që të kaloi, por as shqetësimi i madh nuk e ndryshon të shënuarën…!

Mos! Mos jeto në ëndërron e kaluar, e as mos rri nën hijen tradhtare që humbet shpejte, zgjoje veten ng agjumi që të lodh.

A dëshiron dhe a mund ta kthesh lumen në rrjedhën që doli e rodhi?! Po diellin mbasi lindi?!

Po a mund ta kthesh fëmijën në shtratin e barkut të nënës së tij?!
Po qumështin, a mund ta futni e ta ktheni aty në gjoks ku ishte?!

Po lotin a e kthen në sy pasi që u derdh?! Jo, kurrë…! Ajo që doli u bë dhe shkoi, kaloi…nuk kthehet më…Për këtë mos jeto me të kaluarën që të verbohesh e të humbësh, të digjesh me zjarrin e saj që s’shuhet.

Ta bësh këtë do të thot ta humbasësh të tashmen dhe ta zhdukësh vullnetin. Ai që e do të kaluarën dhe i kthehet asaj është si ai i cili e bluan miellin që në esencë është i bluar, apo si ai që e sharron tallashin e drurit.

Qëmoti kanë thënë për ata që e qajnë të kaluarën se nuk nxirren të vdekurit nga varret e tyre”, madje edhe fabulisti i ka përmendur ata që flasin me gjuhën e kafshëve se si e kanë pyetur gomarin: – Përse nuk ripërtypesh? Ai tha: E urrej gënjeshtrën”.

Me të vërtetë gabimi ynë më i madh është se harrojmë të tashmen dhe angazhohemi me të kaluarën, i prishim dhe i rrëzojmë ndërtesat e bukura…Oh jo, mos e prish atë që ndreqe me plot vuajtje të rënda se sikur të grumbullohen e të tubohen të gjithë njerëzit dhe xhinnët nuk do të kishin mundur t’ju kthejnë gjë nga ajo që kaloi, për shkak se ajo është e pamundur dhe e humbura s’të jep gjë.

A nuk e sheh se njerëzit nuk shikojnë pas dhe as që kthehen e të vështrojnë gjurmët që lanë prapa?!

Era që fryn gjërat i merr përpara, e nuk i lë pas, po nëse shohim edhe më thellë vërejmë se çdo gjë që lëviz në këtë rruzull tokësor- qoftë insekt, shtazë, kafshë, njeri apo makinë- të gjithë ecin para e nuk shkojnë pas. Ndaj, as ti mos shko kundër rregullit të jetës, e të prishësh zakonin e saj…!