Ajshe Ishik pikturon botën me këmbë

Nga Dinejda
Shkruar ne 23 Maj 2012 ora 6:34pm

Ajshe Ishik, e cila në moshën pesë vjeçe kishte humbur të dy duart, hapi në Ankara ekspozitën e saj të 24.

Ajo në vitin 1991 ka humbur të dy duart dhe nga mosha 18 vjeçare ka pikturuar me këmbën e majtë duke mbajtur brushën në mes gishtave të saj. Deri tani ka pikturuar mbi 350 piktura.

Ajshe tani ka ekspozitën e 24 të punimeve të saj në qytete si Ankara, Stamboll, Adijamana, Sivas etj.

26 -vjeçarja e cila sot punon si operatore në qendrën e thirrjeve thotë: “Unë kisha pesë vjet dhe isha duke luajtur në afërsi të një kombajne e cila mi preu dy duart”.

Ajo thotë se nuk i kujtohet saktësisht momenti se, por ata që e çuan në spital i kanë treguar se  ishte në shok.

”Pas 20 ditësh në spital, babai im më solli balona. Unë nuk munda t’i kap me dorë dhe pastaj kuptova se nuk i kam duart”, kujton Ajshe, duke shtuar se nisi shkollën në moshën shtatë vjeçare dhe ka pasur vështirësi me shkrim.

Ajo tregon se kur nëna e saj e pa se shumë vështirë gjendej pa duar, nisi të mësojë për të shërbyer me këmbë në vend të duarve.

Ajshe tregon se ka lënë shkollimin e rregullt në vitin e dytë të shkollës së mesme dhe vazhdoi si një student me kohë të pjesshme. Ajo dëshironte të luajë ne piano, por edhe të merret me kaligrafi.

“Njerëzit nuk duhet të humbin shpresën në jetë,” tha ajo në bisedë për agjencinë turke Anatolia.