Aksident i rëndë në Fier-Ballsh, vdesin prindërit, plagoset djali

Nga Dorjan
Shkruar ne 09 Apr 2012 ora 2:31pm

FIER- Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Fier- Ballsh.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 11:30 në vendin e quajtur Kthesat e Visokës, ndërsa mësohet se në aksident janë përfshirë tre persona të një familje.

Sipas policisë të mbërritur në vendngjarje, kanë humbur jetën dy bashkëshortët Ramadan e Anife Minaj, përkatësisht 76 dhe 70 vjec, ndërsa është plagosur djali i tyre Vladimir Minaj 38-vjec.

Sipas policisë, mjeti tip Fuoristradë me targa AIN 5751, me të cilin udhëtonin personat e sipërpërmendur ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.