Aksident në aksin Cërrik-Elbasan, plagosen 2 persona

Nga Dorjan
Shkruar ne 21 Mar 2012 ora 6:58pm

ELBASAN- Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti në aksin Cërrik-Elbasan. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, kur një automjet është përplasur me një motorr ku udhëtonin dy persona.

Për pasojë këta të fundit janë plagosur, ndërsa është shoqëruar drejtuesi i mjetit. Sipas policisë të plagosurit janë Viktor Floqi dhe Altin Cerraga, ndërsa në lidhje me shkakun e aksidentit mendohet shpejtësia dhe shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor.