Aksident në Patos, vdes 17 vjeçari

Nga Dorjan
Shkruar ne 30 Mar 2012 ora 3:53pm

Një 17-vjeçar nga qyteti i Patosit ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur gjatë natës së kaluar. Sipas policisë Fabio Mema ndodhej në vendin e pasagjerit në makinën e drejtuar nga 18-vjeçari Klodian Mema e cila ka devijuar nga rruga duke u përplasur me një pemë.
Nga hetimet paraprake të policisë, që ka grumbulluar provat në vendin e ngjarjes, dyshohet për humbje të kontrollit të mjetit nga ana e drejtuesit si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara.