Aksident tek ish-Blloku, makina përplas motorin, një i plagosur

Nga Dorjan
Shkruar ne 20 Mar 2012 ora 10:23pm

TIRANË-Një aksident me pasojë plagosjen e një personi është shënuar në zonën e populluar të ish-Bllokut në kryeqytet.

Policia e Tiranës konfirmoi se rreth orës 21:30 minuta, një automjet tip Benz me targa italiane, CH637EJ ka përplasur një motor. Si pasojë, drejtuesi i motorit ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në gjendje kritike në Spitalin Ushtarak.

Policia ka ndaluar drejtuesin e benzit dhe po heton rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti.