Aksidenti i Himarës, 2 studentet në Vjenë ende në koma

Nga Dinejda
Shkruar ne 28 Maj 2012 ora 10:58am

TIRANË-Një prej vajzave të plagosura në aksidentin tragjik në Himarë e cila ndodhet në Spitalin Amerikan pritet të rikthehet sot në familjen e saj.
Burime nga ky spital bëjnë të ditur se gjendja shëndetësore e vajzës është përmirësuar ndjeshëm dhe sot pritet të dalë nga spitali.

Ndërkohë 10 studentet e tjera të plagosura në aksident ndodhen ende nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Ushtarak, teksa raportohet të ketë patur përmirësim të dukshëm të shëndetit te tyre. Sot pritet dhe konsulta mjeksore për gjendjen e tyre.

Ndërsa vijojnë të jenë në gjendje kome dy vajzat që aktualisht po trajtohen nga mjekët në spitalet austriake. 

Ndërkohë dje nga spitali i Vlorës eshte bërë transportimi drejt Spitalit Ushatarak i studentes Elidiona Gjinaj nga Laci me qëllim për një nderhyrje kirurgjikale për shkak të dëmtimeve që ka marrë në kokë. Po sot pritet të vendoset nëse do të niset drejt Tiranës, edhe studentja Adjola Musaka nga Fieri.