Aksidenti i Himarës, ekspertët: Hetim pjesëve të autobusit

Nga Dinejda
Shkruar ne 26 Maj 2012 ora 4:20pm

TIRANE- Disa ditë pas daljes së ekspertizës zyrtare të policisë për aksidentin tragjik të Himarës, ku grupi hetimor konkludoi se shkak i aksidentit ishte shpejtësia, ekspertët e fushës shprehen se duhet të ketë dhe një ekspertim tjetër të pjesëve përbërëse të autobusit dhe shkakun se nga ka ardhur kjo shpejtësi.

“Kanë dashur të ecë shpejt drejtuesi i mjetit, që unë nuk e përjashtoj këtë variant, apo ka pasur defekte në një sistem të caktuar. Ne nuk dimë nëse kamja e tij ka funksionuar apo jo në rregull, nëse freksioni i tij ka funksionuar. Ne nuk dimë çfarë gjendje teknike kanë ferrotat e tij, në çfarë gjendje janë, sa cilësore janë, çfarë ka tamburja e tij”, shprehet eksperti. 

Sipas ekspertit Gëzim Hoxha lind e nevojshme që për të kontrolluar cilësinë teknike të automjeteve krahas kontrollove të policisë rrugore të jetë dhe kontrolli i Auto-teknik, veçanërisht për autobusët.

“Duhet që të bëhet kontrolli teknik i mjeteve në vazhdimësi, në rrugë. Këtë e kanë të gjitha shtetet e botës”, shtoi ai.