Aksidentohet Belen Rodriguez dhe i dashuri i saj i ri

Nga Dorjan
Shkruar ne 28 Pri 2012 ora 3:04pm

Showgirl-i italian Belen Rodriguez dhe i dashuri i saj i ri Stefano De Martino, balerini i njohur nga pjesmarrja në emisionin e Maria de Filipit ‘Amici’, ndodhen të shtruar në spitalin e Romës ‘Sandro Petrini’ , pas aksidentit rrugor të ndodhur sot pranë studiove të Mediaset.

Cifti po udhëtonte me motorr, teksa papritur janë përplasur me një makinë, duke u rrëzuar në asfalt. Menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia, e cila ka dërguar Belen dhe Stefanon në spital, ndërkohë ka nisur hetimet për aksidentin e ndodhur.

Stafi i bukuroshes Belen, siguron që të dy janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe qëndirmi i tyre në spital lidhet me kontrollet rutinë.