AKSIONI, PASTROHET PLAZHI NË SPILLE

Nga Dorjan
Shkruar ne 12 Maj 2012 ora 7:24pm

Rreth një kilometër plazh në zonën e Spillesë është pastruar sot nga mbeturinat, në ditët e para të sezonit turistik.

Aksioni për pastrimin e kësaj zone, ndër më të frekuentuarat e bregdetit të Durrësit, ka nisur si iniciativë e punonjësve të kompanisë AMC, të cilëve më pas u janë bashkuar edhe pushues e banorë të zonës.

Të tilla nisma janë ndërmarrë edhe në Gjirin e Lalëzit, Parkun Kombëtar të Dajtit dhe në Plazhin e Shëngjinit.