Alban Skenderaj: Ne shtator do te me shihni shume ndryshe

Nga Dinejda
Shkruar ne 17 Apr 2012 ora 12:09pm

Ai eshte nga emrat me te njohur te muzikes se lehte shqiptare dhe nje nga emrat qe e fitoi suksesin qe ne daljen e tij te pare ne skene. Ky eshte Alban Skenderaj, djali qe nuk eshte i suksesshem vetem ne muzike, por edhe ne jeten e tij private, pas nje lidhje disavjecare qe ka me kengetaren Miriam Cani. Ne nje interviste per gazeten “Koha Jone”, Albani flet per lidhjen, karrieren dhe per projektet e tij. Duke qene se ai tashme eshte edhe anetar i jurise se talent-shout me te madh “X Factor”, ai ndan edhe kete eksperience te re me lexuesit dhe fansat e tij.

Alban, ju e keni publikuar videoklipin tuaj te fundit “Me prit atje” ne te njejten dite me klipin e Miriamit, ishte kjo nje koincidence, apo nje zgjedhje e juaja?

Ishte vertete nje koincidence e bukur, pasi klipi i Miriamit, “Pergjithmone” ishte pergatitur me pare, ndersa i imi u vonua me shume, pavaresisht se une e kisha nisur me pare. Dhe ishte koincidenca qe u bene gati te dy dhe u shfaqen ne televizione ne te njejten dite.

Keni tashme disa vite qe jeni ne lidhje me kengetaren e mirenjohur Miriam Cani, mendoni se ka ardhur koha per te bere nje hap te metejshem ne marredhenien tuaj?

Do te doja qe te them se ne momentalisht jemi ne nje faze shume te lumtur. Sepse jemi secili aktiv ne karrieren e tij dhe nuk i kemi bere stres vetes. Une dhe Miriami bashkejetojme dhe gjerat e tjera i shohim pak si gjera qejfi dhe me simbolike, pra martesa apo ceremonite e ketij lloji, pasi kjo nuk do te ndryshonte gje ne jeten tone. Jemi duke iu dedikuar edhe per pak kohe punes, pasi kemi edhe projekte te perbashketa. Jo, sepse i kemi vene synim vetes, por sepse e kemi me pasion, dhe menyra me e mire qe mund te bejme eshte qe te mbeshtesim njeri-tjetrin edhe qe te nderthurim projektet tona, gje qe na ndihmon edhe per te kaluar edhe me shume kohe bashke. Dhe qe te mos shkeputemi, por te jemi te lidhur, si nga ana emocionale ashtu edhe profesionale. Sa i perket martese, eshte nje proces them une dhe do te vije nje dite qe te kemi deshire qe te bejme ceremonine.

Dhe sigurisht qe pas atij momenti, do te jete ne planet e juaja ardhja e nje femije?

Besoj se po, pasi, sic thashe edhe me lart, martesa eshte proces dhe deshire per t’u bere baba apo nene, sigurisht qe nuk mund t’i shpetosh. Eshte e vertet se momentalisht ne jemi te fokusuar te karriera, por sigurisht qe ardhja e nje femije eshte e pashmangshme, pasi ne nuk do te arrijme 50 vjec dhe te jemi ende ne bashkejetese e pa pasur nje femije, apo edhe me shume. Sigurisht qe do te kete evolucion lidhja jone, por mendoj se ka kohe.

Cili nga ju te dy eshte me shume xheloz per tjetrin?

T’u them te verteten, ne punen e xhelozise nuk e kemi asnjeri te theksuar edhe per faktin se ne kemi shume vite qe punojme me kete profesion dhe i kemi kaluar keto gjera ne hapat e para deri sa ne nje fare menyre rame dakord, qe mos bien ne “banalitet”, pasi jo vetem profesioni, por edhe karakteri jone nuk na e lejon qe te hapim probleme thelbesore. Xhelozia sigurisht qe eshte pjese e dashurise dhe si te gjitha ndjesite qe ka njeriu kane vleren e vet per ta bere jeten me te bukur dhe sigurisht qe nje grimce, por me doza shume te vogla, eshte e domosdoshme per ta bere lidhjen me interesante.

Cfare partneri eshte Albani, sa i takon ndarjes se detyrave ne shtepi?

Nuk jam ndonje tip i shkathet ne shtepi, por jo per faktin se jam nga ata “burrat e zamanit”, tipik shqiptar, por sepse nuk me jepet shume dhe jam vazhdimisht shume i fokusuar ne mendime, e humbas shume shpejt. Dhe ky fakt nuk me ben nje bashkepunetor shume te mire ne shtepi, por sigurisht qe kur duhet ndihma ime une jap nje dore, pasi kur te dy partneret jane shume te angazhuar, eshte shume e pamundur qe ta mbaje vetem njeri barren, keshtu qe normalisht edhe une ndihmoj.

Sa i perket videoklipeve tuaja, duke qene se ju jeni te dy kengetar, si e menaxhoni buxhetin qe duhet te shpenzoni per to?

Faktikisht asnjeri nga ne nuk neglizhon sa i perket karrieres se tij. Mund te ndodhe qe mund te jene dy klipe gati per t’u regjistruar, dhe sigurisht qe varet nga buxheti dhe mund te ndryshojne vetem afatet. Por ne ndonjehere punojme edhe me sponsore dhe nuk duhet t’i gjejme vete te ardhurat, kohet e fundit eshte bere pak me e veshtire edhe per sponsore. Pasi eshte nje periudhe krize e zymte qe ndihet gjithandej dhe nuk sheh njerez me vizion sa i perket marketingut. Dhe me vjen keq qe ta them, por gjithcka eshte kthyer ne menyre primitive, marr-jep dhe arti eshte menjanuar komplet. Ne mundohemi qe t’i menaxhojme sa mundemi, pasi ne art i bie qe te investosh me shume se sa te fitosh, prandaj do pasur shume kujdes qe te ruhen balancat. Nga ana tjeter, te vjen keq qe t’i mungosh publikut, pasi ata te mbeshtesin ne nje fare menyre, pavaresisht se vete sistemi nuk te ben qe ata te te mbeshtesin ne menyre ideale.

Para disa javesh u fol rreth tatuazhit tuaj, jeni bere vertet pishman per te?

Une e thashe ate batute me shume sportivitet, dhe nuk eshte se jam bere pishman. Por gjithcka mendoj se eshte me moshe. Une sot jam 30 vjec dhe kur e kam bere tatuazhin isha 22 vjec dhe mendoja pak me ndryshe. Jo se jam bere pishman per tatuazhin, por, sot, do te kisha preferuar qe ta beja ne nje vend me pak te dukshem, sepse ketu eshte shume i ekspozuar, mua vazhdojne me pelqejne tatuazhet, por, sot, nese do te beja nje tatuazh e shoh ne nje stil tjeter. Mbase ky eshte edhe fakt qe me ben ndonjehere te them me mire te mos e kisha, por, nga ana tjeter, ky tatu eshte bere ne nje moment te jetes sime dhe gjithmone do te kete kuptim. Ai eshte nje vule apo nje stampe e nje periudhe te jetes sime qe e bera bashke me albumin tim qe titullohej “Melodi”. Sot do te kisha bere me stil tjeter dhe ne nje vend tjeter se duke qene shume i dukshem ndonjehere edhe me merzitet megjithate, (qesh), do bej nje tjeter qe ta kompensoj.

Po Miriami sa eshte pro ketyre gjerave?

Miriami eshte 26 vjec dhe 21 vjet te jete se saj i ka kaluar ne Gjermani, keshtu qe eshte shume pro ketyre gjerave. Mbase edhe nje tatu do ta pelqente per veten e saj, por ndoshta nuk ka pasur guximi per ta bere.

Momentalisht ku po jetoni?

Ne kemi nje shtepi ne Gjermani dhe nje shtepi ketu ne Tirane, dhe momentalisht po jetojme ketu. Duke qene se edhe Miriami kishte angazhime ne Tirane vendosem qe vitin ta kalonim ketu. Ajo filloi “The Voice” ne shtator dhe mbaroi ne shkurt dhe une fillova “X Factorin” dhe mbaroj ne qershor. Gjate veres pastaj kemi angazhime te ndryshme dhe normalisht vendosem qe te shkeputeshim pak nga Gjermania. Miriami nje here ne dy jave shkon atje, pasi po pergatitet per nje mjuzikell atje, keshtu qe vazhdon punon. Por ne momentin qe do te mbaroj edhe une aktivitetin tim ketu do te shperngulemi prape atje.

A keni tentuar ju qe te jeni pjese e botes se muzikes ne Gjermani?

Kam pasur disa eksperienca ne Gjermani dhe kam marre disa sodisfaksione, pasi kur punon ne keto shtete te medha jane te tjera emocione. Por une nuk jam shkeputur asnjehere nga Shqiperia dhe ndoshta ky fakt me ka bere qe te mos rrezikoj 100% per te provuar dicka jashte ne tregun europian, i cili eshte shume i madh dhe i veshtire per t’u depertuar. Ndoshta ky ka qene edhe fakti pse nuk kam rrezikuar, sepse ketu ka qene gjithcka e sigurt, nje ndjenje pozitive, nje vleresim i vazhdueshem qe me ka dhene publiku dhe nuk e kam pare te arsyeshme qe t’i mungoj ketij publiku. Dhe ne nje fare menyre jam ndare ne gjysme, mes Shqiperise dhe Gjermanise. Duhet pasur parasysh se qe te cash ne boten e shou-bizit jashte eshte shume e veshtire, pasi duhet qe t’i dedikohesh 360 grade. Ti duhet qe te jetosh atje, te paguash, te presesh per nje kohe te gjate qe te te vije nje mundesi dhe mund te mos behet ne fund asgje, pasi nuk kerkohet qe vetem nje pale te jete ok. Sepse nuk duhet qe te jesh vetem nje supertalent, apo qe te kesh shume para, por jane shume faktore bashke qe te bejne te hysh ne ate bote. Si per shembull, jane shtepite diskografike, koncepti, momenti, jane agjencite, menaxhimi qe te behet, koncepti promovues etj. Jane shume gjera te bera se bashku qe te dale nje produkt i mire. Pra, asgje nuk vjen rastesore ne boten e show-bizit, pavaresisht se si shprehen VIP-t. Ka nje pune pergatitore te mundshme per te gjithe, audicione, provime, pritje pa fund, deri sa ti te arrish dicka. Pasi gjithcka eshte proces dhe vete ata qe ta japin mundesin, te fusin ne nje udhe te tille, qe te shohin. Edhe nese thone qe ti do te behesh, por nuk behet sa hap e mbyll syte se fillon hyn ne studio dhe behsh backvokali i nje kengetari, me pas hyn ne grupin e tij dhe deri sa te te marrin ne koncertet e tyre dhe ben hapjen e tij, per te te promovuar dhe e gjitha kjo, zgjat me vite.

Ju momentalisht jeni nje nga anetaret e jurise se spektaklit “X Factor”, si ndiheni ne kete pozicion, kur vite me pare keni qene ju qe gjykoheshit nga te tjeret?

Mendoj, ne fakt, se te jesh i gjykuar eshte nje proces qe nuk mbaron gjithe jeten, se kudo qe te jesh te gjykojne, edhe pse jemi ne juri ku ne gjykojme, te tjere na gjykojne ne. Megjithate, duke pas jetuar eksperienca te ngjashme, jo me shume se para dhjete vjetesh le te themi, me konkurrentet. Per mua eshte cdo gje shume e fresket dhe me ndihmon qe te kuptoj gjendjen shpirterore te artisteve, problemet qe ata kane. Apo edhe faktorin emocion dhe te qenit ne nje skene para publikut. Dhe pikerisht kjo eksperience e imja me ben qe t’i ndihmoj ne menyre me praktike. Te qenin ne juri eshte edhe nje denje e mire vleresimi per punen qe ti ke bere gjate ketyre viteve. Por, nga ana tjeter, edhe nje pergjegjesi shume e madhe, pasi vleresimi qe ti jep duhet te jete vetem per me te miret, qe talentet te dalin ne pah dhe kjo duhet te jete aftesia jone si juri. Qe te nxjerrim ne pah vlerat e tyre dhe t’i japim shansin te “duhurit”, jo se te tjeret nuk e meritojne, por vete formati kerkon qe te zgjidhen me te miret.

Cilat do te jene projektet e tuaja pas perfundimit te “X Factorit”?

Por te them te verteten ndihem shume i lodhur dhe pasi te mbaroj spektaklin besoj se do te pushojme gjate realisht kete vere me Miriamin. Besoj se do te nxjerr nje single, qe do te jete dicka relaksuese dhe te jete gati ne stinen e veres dhe e kercyeshme, por ne stilin tim, pozitive, kjo ka rendesi. Me siguri do te kete disa aktivitete, te reduktuara, sepse une nuk preferoj me qe te shkoj kudo. Nga shtatori pastaj jane disa projekte te tjera qe kam ne koke si une si Miriami, te shohin nese do te mund t’i realizojme. Besoj se jane ende per “t’u pjekur”, por jane gjera shume interesante, pasi jane shume ndryshe dhe gjera te reja nga ne, por pasi te kemi “karikuar paksa baterite” ne vere.