ALEKSANDËR MEKSI: DOSJET E BASHKËPUNËTORËVE TË SIGURIMIT I KANË ZHDUKUR

Nga Dorjan
Shkruar ne 27 Mar 2012 ora 3:29pm

Ish-kryeministri Aleksandër Meksi, ka hedhur akuza të forta mbi zhdukjen e dosjeve të ish-bashkëpuntorëve të Sigurimit të Shtetit. Sipas tij, këto dosje janë zhdukur përgjatë viteve 1944-1991.

“Kamionët që dilnin nga bodrumet, nga bunkierët e Ministrisë së Brendshme dhe thuhej që ka brumatriçe, nuk është e vërtetë. Janë zhdukur, dhe janë zhdukur pjesa më e madhe e dokumentacionit të dosjeve në kundërshtim me rregulloren për ruajtjen e dokumenteve të arkivit të Ministrisë së Brendshme”,  është shprehur Meksi.

Deklarata e Meksit është bërë gjatë një takimi të shoqërisë civile, e cila ka hartuar një projektligj të ri për Pastërtinë e Figurave të Funksionarëve të Lartë të Adminsitratës Publike dhe Deputetëve.