Aleksandër Peçi mbërrin në atdhe, udhëtoi nga Gjermania

Nga Dorjan
Shkruar ne 15 Mar 2012 ora 2:53pm

TIRANE– Mbërrin në Atdhe nëntetar Aleksandër Peçi. Pas mjekimit në një spital në Gjermani, ku u kurua pas plagosjes në zonën e Kandaharit në Afganistan, Aleksandër Peçi u transportua sot me avion drejt Tiranës.

Ai u prit në Rinas nga një grup ushtarakësh të FA ndërsa më pas do të shoqërohet për në Spitalin Ushtarak në Tiranë për të kryer një kontroll mjekësor.

Në orën 15 00, në Spitalin Ushtarak, nëntetar Aleksandër Peci do të takohet me ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami, si dhe me ushtarakë të tjerë të lartë të Forcave të Armatosura.

Nëntetari që u plagos gjatë një sulmi të një polici afgan në Kandahar, ka qëndruar që prej 23 shkurtit në një spital amerikan në Gjermani, ku u mjekua për plagët e marra.
Vetë Peçi ka njoftuar kthimin e tij në Atdhe në profilin e tij në facebook, “Neser do jet nej dit shum e lumtur per mua se ne oren 11 do jem ne Rinas jam shum i lumtur qe po shkel prap ne atdhe”- shkruan Peçi ne facebook.
Në sulmin e 21 shkurtit 2012 nga policë Afganë, mbeti i vrarë Kapiteni Feti Vogli, ndërsa Peçi u plagos