Alkooli dëshmohet si shkaktar i rrezikshëm i kancerit

Nga Dorjan
Shkruar ne 26 Mar 2012 ora 7:15pm

Për herë të parë alkooli është identifikuar si shkaktar i madh dhe i rrezikshëm i kancerit. Ky është rezultat i një studimi të shkencëtarëve amerikanë.

Hulumtuesit kanë zbuluar se përbërësi thelbësor i alkoolit, etanoli, mund të shkaktojë kancerin e fytit, mëlçisë, gjinjve dhe zorrëve.

Kur alkooli futet në organizëm, bëhet substancë kimike e ngjashme me formaledehidin. Kjo substancë mund të shkaktojë dëmtimin e ADN-së, si edhe të ndikojë negativisht në organe të caktuara.

Kjo është hera e parë që shkencëtarët kanë arritur të dëshmojnë se alkooli vetvetiu shkakton kancer. Rreziku më i madh u kanoset njerëzve në Azinë Lindore, pasi që 30 për qind e tyre nuk mund ta shndërrojnë alkoolin në acetat të parrezikshëm.

Ky studim është realizuar në laboratorë, prandaj nevojiten studime shtesë te kafshët dhe te njerëzit.