Almeda Abazi: Karriera ime në Turqi

Nga Dorjan
Shkruar ne 01 Maj 2012 ora 5:14pm

Filloi të punonte si modele, më pas u bë e njohur në telenovela dhe filma në Turqi. Sot është një nga konkurrentet më të forta të ‘Dancing with the Stars’. Almeda Abazi, bukuroshja e shpallur Miss Shqipëria 2008 dhe Miss Globe, sot është shumë e njohur në Turqi.

Ishte e vështirë të ikje nga Shqipëria menjëherë sapo ishe shpallur Miss?*
Nuk është e lehtë të lësh vendin tënd për të shkuar në një vend tjetër, por largimi më solli më shumë mundësi. Në Turqi jam mësuar dhe të them të drejtën nuk dua të largohem më.
Na trego më shumë se çfarë po ndodh me Almedën: yll telenovelash, pjesëmarrje nëpër spektakle televizive…
Unë kam punuar shumë për të arritur këtu ku jam sot dhe e meritoj, pork am ende edhe shumë për të arritur.
I ke bërë për vete turqit?*
Nuk e di… mua nuk më pëlqen të flas shumë për veten.
Po shqiptarët kur do i bësh për vete? Kur mendon se do shfaqen në Shqipëri punët e tua?*
Shqiptarët atje më kishin. Fitova Miss Shqipëria dhe Miss Globe dhe ndenja për shumë kohë aty dhe nuk mora asnjë ofertë nga mediat shqiptare, as për reklama. Kështu që vendosa të iki në Turqi.
Më trego pak për pjesën e vështirë të të qenit e famshme.*
Nuk jam shumë tipi që më pëlqen vëmendja, por më pëlqen puna që bëj në television.
Vetëm telenovela apo edhe filma kinematografikë?*
Kam marrë pjesë në dy filma kinematografikë dhe më pas fillova edhe shkollën për aktrim. Jam në vitin e dytë të universitetit.
Po përsa i përket kërcimit?*
E kam pasur gjithmonë pasion, por nuk kisha marrë ndonjëherë leksione. Po ia kaloj shumë mirë në ‘Dancing with the Stars’.
Si po të duken meshkujt turq?*
Nuk kam çfarë të them sepse nuk më pëlqen të flas për jetën time personale dhe gjithashtu për momentin i jam përkushtuar karrierës.
Pra, vazhdon të mendosh se meshkujt shqiptarë janë më simpatikë?*
Sigurisht, shqiptarët janë më të mirët.
Për çfarë të ka marrë malli më shumë?*
Për familjen dhe për rrugët e Tiranës.
Kur do rikthehesh në Tiranë?*
Nuk e di sepse jam shumë e zënë. Projekte të tjera më presin edhe pas programit ‘Dancing with the Stars’ dhe kështu që nuk e di. Gjithsesi unë vij shpesh në Shqipëri me pushime.