Amb.Hungareze ekspozitë për 100-vjetorin e Wallenberg

Nga Dinejda
Shkruar ne 31 Maj 2012 ora 5:35pm

TIRANE - Kryeministri Berisha vizitoi të mërkurën pasdite ekspozitën e çelur nga ambasada hungareze në nderim të 100 vjetorit të lindjes të Raoul Wallenberg, i cili njihet si diplomat, arkitekt, biznesmen dhe humanist suedez që hyri në histori për përpjekjet e tij të suksesshme në shpëtimin e rreth 100 mijë hebrenjve në Hungarinë e pushtuar nga nazistët, gjatë periudhës së fundit të Luftës së Dytë Botërore.

Raoul Wallemberg shërbeu si i dërguar special në Budapest gjatë periudhës Korrik- Dhjetor 1944, kohë në të cilën ai pajisi me pasaporta mbrojtëse dhe strehoi hebrenjtë e Hungarsisë në ndërtesa të përcaktuara si territor suedez, duke shpëtuar kështu me mijëra jetë njerëzore.

Për aktet e tij humane dhe kurajoze në ndihmë të komunitetit hebre të Hungarisë, Wallenberg është nderuar me shumë çmime pas vdekjes.