Amerikanët Kanë Zbuluar Ilaçin Kundër Plakjes

Nga Dorjan
Shkruar ne 08 Apr 2012 ora 2:09pm

Një ekip shkencëtarësh amerikanë pohojnë se me ndihmën e qelizave amë ka mundësi që të zgjatet jeta madje për tre herë. Në bazë të eksperimenteve të zhvilluara në minj, ata kanë konkluduar se qelizat amë e zgjasin jetën.

Shkencëtarët e Universitetit të Pitsburgut një grupi minjsh ia kanë dhënë injeksionet me qeliza amë, dhe pastaj këta minj i kanë krahasuar me minjtë që nuk kanë marrë fare terapi.

Është konstatuar se minjtë me qeliza amë janë zhvilluar më shpejtë se të tjerët, ndërkohë që shekulli i jetës pothuajse u është zgjatur tre herë.

Shkencëtarët janë të bindur se ky zbulim mund të çojë deri te zgjatja e jetës.