Ana tjetër e fshehtë e Gentës, prirja për sjellje lezbike.

Nga Dinejda
Shkruar ne 23 Pri 2012 ora 9:07am

Zbulohet profili i saj në FB, ku puthet me vajza dhe shprehet pro seksit midis dy femrave.

Puthja e saj me Françeskën në lojën e “Big Brother 5”, ndoshta nuk do të mund të konsiderohej aq e rastësishme po të mos zbulohej se Genta Gjalpi nga fshati Baban i Devollit, e ka bërë këtë veprim dhe para se të hynte në lojë. Duket se ndonëse jetonte në një fshat të largët, ajo ka një fantazi të shfrenuar për të kapërcyer jo vetëm mentalitetin e fshatit ku jetonte, po dhe të një metropoli si Tirana.

Kemi arritur të zbulojmë profilin e saj në rrjetin facebook, që ajo e përdorte para se të hynte në “Big Brother 5”, ku nga mënyra se si e menaxhonte faqen zbërthehet edhe më shumë natyra e saj. Komentet e fundit të bëra nga ajo vetë në profilin e saj, janë bërë në dhjetor të vitit 2011, pak para se ajo të pranohej si lojtare e “Big Brother 5” nga“Top Channel’.

Genta ka qenë një frekuentuese e rregullt e facebook-ut, ku më shumë bën përshtypje lirshmëria e saj në statuset që ka vendosur, kur flet vazhdimisht për seksin dhe mbi të gjitha për seksin mes femrave, ndërsa shprehet se është shumë dakord që dy femra të frekuentohen me njëra-tjetrën. Për ta mbështetur këtë bindje personale, ajo ka vendosur në profil një foto ku ajo puthet në buzë me një tjetër femër.

Nuk dihet nëse ajo këtë e bën thjesht për show, apo nëse asaj i pëlqejnë dhe femrat. Gjithsesi, me hyrjen e Gentës në “Big Brother 5”, shumë e panë si një vajzë të prapambetur nga fshati, e cila jo vetëm që nuk do guxonte dot të bënte gjëra të tilla, po madje do i paragjykonte banorët e tjerë në garën e BB5 nëse do të shfaqnin sjellje të tilla.