Analiza

NË SHQIPËRI JANË 78 MIJË MILIONERË

NË SHQIPËRI JANË 78 MIJË MILIONERË

Shkruar ne 15 Maj 2012 ora 1:55pm

Rritet me 1 për qind numri i të pasurve. 58% e parave në banka, në duart e 5% të depozituesve.

Raporti i Agjencisë së Depozitave: Mbi 1.5 milionë kanë kursime.

Shqipëria sot ka më shumë milionerë se një vit më parë dhe tendenca që një numër i vogël individësh të kenë shumicën e parave vijon të theksohet. (more…)

TURIZMI DHE EDUKATA

TURIZMI DHE EDUKATA

Shkruar ne 13 Maj 2012 ora 2:51pm

Po vjen stina e nxehtë, stina e pushimeve dhe, rrjedhimisht e për pasojë të dëshiruar shtetërisht e privatisht, ajo e turizmit. Qeveria synon, premton dhe përpiqet për një shtim të të ardhurave nga turizmi. Detyrat që i dalin përpara, por jo rrallëherë edhe prapa, janë të shumta, disa syresh madje të vështira: sistemimi i ujërave të zeza (që të mos derdhen në det, liqene apo lumenj), pastrimi i mjediseve (ajër, tokë, ujë, peizazh) nga ndotjet e ndryshme, midis të cilave edhe ajo zanore (oh, sa i adhurojmë zhurmat ne, shqiptarët!), edhe ajo plastikore (oh, sa na pëlqen ne…

MË 2052 MBAROJNË RESURSET, NJERËZIMI MUND TË SHKATËRROHET

MË 2052 MBAROJNË RESURSET, NJERËZIMI MUND TË SHKATËRROHET

Shkruar ne 11 Maj 2012 ora 5:31pm

Klubi i Romës, ka dalë me tezën e re të vizioneve dhe parashikimeve për njerëzimin.

Organizata e pavarur ndërkombëtare, Klubi i Romës, ka  prezantuar në Roterdam raportin e quajtur “2052″. Sipas këtij raporti popullata botërore do ta arrijë maksimumin më 2042, me afro 8.1 miliardë njerëz. Pastaj ky numër do të duhej të binte për shkak të rënies së natalitetit në viset urbane. Sipas parashikimit, në vitin 2052 do të jenë tre miliardë njerëz ë varfër.

Raporti për 40 vitet e ardhshme parashikon se do të  kenë luhatje ekonomitë që në këtë moment dominojnë botën,  sidomos e SHBA-së. Kina do…

DREKA E DOKTORATËS

DREKA E DOKTORATËS

Shkruar ne 06 Maj 2012 ora 2:29pm

EDMOND TUPJA

Është bërë tashmë traditë në arsimin tonë të lartë që, ditën kur mbron doktoratën, i sapodoktoruari/a shtron një drekë në një lokal, në mos të klasës, të paktën të klasës së dytë (kuzhinieri, kamerierët dhe pronari i të cilit nuk kanë mbetur kurrë në klasë), për nder të anëtarëve dhe të kryetarit të komisionit. Sigurisht, meqenëse askush nuk rrëzohet në doktoratë, madje, përkundrazi, merr në për-gjithësi vlerësimin “shumë mirë” e lart, pavarësisht se si u është përgjigjur pyetjeve të komisionit, dreka e doktoratës kalon shumë mirë: të gjithë porosisin mezet, gjellët, pijet, ëmbëlsirat e frutat më të mira;…

SOVRANITET SHQIPTARO-GREK NË KANALIN E KORFUZIT

SOVRANITET SHQIPTARO-GREK NË KANALIN E KORFUZIT

Shkruar ne 04 Maj 2012 ora 1:50pm

Shpallja e Marrëveshjes së ujërave si antikushtetuese, ka rihapur temën e demilitimit të kufirit detar ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë, ku kërkohet një zgjidhje e drejtë dhe e paanshme, që do të kënaqë të dyja palët dhe zgjidhjet e zgjuara në këto rrethana duhen marrë parasysh. Është rasti tipik për të vërtetuar nëse ekziston apo jo një tendencë në mos pozitive, së paku joarmiqësore në marrëdhëniet shqiptaro-greke dhe të dyja palët kanë një kartë nën mëngë: kthimin e Kanalit të Korfuzit në një kanal shqiptaro-grek, me administrim të përbashkët. (more…)

11 miliardë njerëz në Tokë deri në vitin 2050

11 miliardë njerëz në Tokë deri në vitin 2050

Shkruar ne 03 Maj 2012 ora 6:11pm

Nju-Jork – Për civilizimin njerëzor të shekullit 21 do të jetë periudhë kritike sepse pritet që deri në vitin 2050, numri i banorëve të Tokës të rritet nga shtatë miliardë aktualë në 11 miliardë.

“Shtetet e zhvilluara do të duhet të zvogëlojnë shpenzimin, me qëllim që të ndihmohet që rreth 1,3 miliardë njerëz më të varfër të dalin nga varfëria e thellë, vlerësoi nobelisti-biolog Xhon Salston, i cili e ka kryesuar grupin punues që e ka përpunuar studimin “Njerëzit dhe planetet”. (more…)

“JASHTË EUROZONËS, GREQIA DO TË JETË SI SHQIPËRIA”

“JASHTË EUROZONËS, GREQIA DO TË JETË SI SHQIPËRIA”

Shkruar ne 03 Maj 2012 ora 5:43pm

Dalja nga eurozona mund ta kthejë Greqinë në një shteti si Shqipëria, ka deklaruar kryetari i PASOK-ut, katër ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme.

Propozimi i partisë së majtë ekstreme “Syriza” për grisur marrëveshjen e ndihmës me Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar “mund të largojë Greqinë nga eurozona dhe vendi mund të shqiptarizohet”, shprehet Evangelos Venizelos. (more…)

KOSOVA “KAMPIONE” E PAPUNËSISË NË BALLKAN

KOSOVA “KAMPIONE” E PAPUNËSISË NË BALLKAN

Shkruar ne 02 Maj 2012 ora 3:43pm

Kosova vazhdon ta mbajë titullin e “kampionit” për shkallën më të lartë të papunësisë në Ballkan. Bazuar në statistikat e institucioneve ndërkombëtare, Dita Ndërkombëtare e Punës e gjen Kosovën me shkallë të papunësisë prej 45 për qind, ndonëse për Ministrinë e Punës papunësia nuk është më e lartë se 38 për qind.

Pas Kosovës, vjen Maqedonia me 33 për qind, Bosnjë e Hercegovina 24 për qind, Serbia 19 për qind, Turqia 14 për qind, Shqipëria 13.3 për qind, Mali i Zi 11 për qind dhe Kroacia 9.2 për qind. (more…)

BIZNESET NË VELIPOJË, NË LISTË PARA NISJES SË SEZONIT VEROR

BIZNESET NË VELIPOJË, NË LISTË PARA NISJES SË SEZONIT VEROR

Shkruar ne 30 Pri 2012 ora 3:03pm

SHKODER – Kush do të hapë biznese në plazhin e Velipojës, duhet të bëjë regjistrimin para se sezoni të nisë. Komuna e Velipojës ka vendosur që të bëjë listimin dhe sistemimin e të gjitha bizneseve si dyqane, ashtu dhe ambulatorë, para dyndjes së turistëve. “Këshilli i Komunës ka pranuar kërkesën tonë që të vendosim një rregull në njësitë tregtare dhe shërbimet që do të hapen këtë verë. Nuk do të lejojmë që të kemi amulli dhe kaos”, ka pohuar kryetari i komunës së Velipojës, Pashko Ujka. Ai ka sqaruar se komuna e Velipojës ka parashikuar investime të rëndësishme të…

Fullani prezanton raportin 2011 në Komisionin e Ekonomisë

Fullani prezanton raportin 2011 në Komisionin e Ekonomisë

Shkruar ne 30 Pri 2012 ora 2:55pm

TIRANE-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani ka prezantuar sot në Komisionin e Ekonomisë raportin për vitin 2011. Fullani tha se rritja ekonomike në vitin 2011 ka qenë 3.1 % , borxhi publik 58.1% ndërsa deficiti buxhetor 3.5%. Ai u shpreh se ka patur rritje të kënaqshme të eksporteve gjatë 2011 ndërkohë që sistemi bankar vijon të jetë solid dhe me likuiditete të mjaftueshme për të mbështetur ekonominë.

Por guvernatori tha se viti 2012 është sfidë për ekonominë, ndërkohë që vitet e kaluara nxorrën në pah brishtësinë e ekonomisë. Sipas tij duhet të rritet prodhimi dhe duhet një rritje e…