Politika

LSI: Rruga tek Uji i Ftohtë në Vlorë gjendje të mjerueshme, Bashkia ta riparojë

LSI: Rruga tek Uji i Ftohtë në Vlorë gjendje të mjerueshme, Bashkia ta riparojë

Shkruar ne 30 Pri 2012 ora 2:52pm

TIRANË- Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar sot nga qyteti i Vlorës për gjendjen e mjeruar të aksit të vetëm rrugor tek Uji i Ftohtë nga ku kalojnë makinat që lëvizin drejt rivierës. Në një prononcim për mediat, Sekretari Ndërkombëtar, njëkohësisht i Deleguar i LSI për Qarkun Vlorë, Ralf Gjoni, u shpreh se gjendja jashtëzakonisht e degraduar e aksit të vetëm kombëtar tek Uji i Ftohtë është e patolerueshme dhe se Bashkia e Vlorës duhet urgjentisht të nisë riparimin pa humbur kohë.  (more…)

ISH-KRYEMINISTRI, NANO: UNË PRESIDENT, PRANOJ GARËN NË KUVEND

ISH-KRYEMINISTRI, NANO: UNË PRESIDENT, PRANOJ GARËN NË KUVEND

Shkruar ne 20 Pri 2012 ora 2:21pm

Ish-kreu i PS: Kam plus karrierën ekzekutive.

Ish-lideri historik i së majtës, Fatos Nano, i ftuar mbrëmë në “Top Story” me gazetarin Sokol Balla në Top Chanel, shpalli hapur kandidaturën e tij për President. Ai tha se e ka gati platformën e tij, të cilën do ta konsultojë me të gjithë krerët e partive parlamentare, nga të cilët kërkon konsensus, ose ndryshe do të jetë një nga kandidatët për kreun e shtetit në korrik të këtij viti. (more…)

Topi: Berisha, komunist nga 1968!

Topi: Berisha, komunist nga 1968!

Shkruar ne 09 Pri 2012 ora 3:30pm

Presidenti i Republikës Bamir Topi ka shpërthyer në një seri akuzash ndaj Kryeministrit Berisha.

Akuzat vijnë një ditë pas sulmeve të kreut të qeverisë ndaj Topit, në një ceremoni në kujtim te disa viktimave te komunizmit, sipas te cilit Presidenti refuzoi te firmoste Ligjin per Lustracionin.  (more…)

ROBERTS: TË NDAHET KOSOVA

ROBERTS: TË NDAHET KOSOVA

Shkruar ne 08 Pri 2012 ora 4:39pm

Ish ambasadori britanik në Serbi, Ivor Roberts, thotë se për Kosovën duhet të gjendet zgjidhje e re pasi, sipas tij, më pak se gjysma e shteteve anëtare të OKB-së e kanë njohur Kosovën.

Roberts tha se zgjidhja më e logjikshme do të ishte ndarja e Kosovës dhe që pjesa veriore mbi lumin Ibër t’i takojë Serbisë.

Ai bëri thirrje për një lloj të Kongresit të ri të Berlinit “në të cilin kufijtë e AVNOJ-it do të definohen sërish, për të krijuar shtete afatgjata dhe stabile”.

“Për ata që thonë se ky është regres dhe koncesion ndaj nacionalizmit, unë do të thosha…

Topi uron Pashkët, mesazh dhe politikës: Të ringjalleni me dialog

Topi uron Pashkët, mesazh dhe politikës: Të ringjalleni me dialog

Shkruar ne 08 Pri 2012 ora 1:47pm

Kreu i shteti Bamir Topi në urimin e tij për festën e Pashkës, e vuri theksin tek nevoja për ringjallje të besimit dhe të komunikimit.

Duke cilësuar këtë si një ditë të veçantë dhe duke uruar të gjithë shqiptarët Topi u shpreh se kjo ringjallje duhet të sjellë një dominim të lumturisë, harmonisë dhe altruizmit mbi egoizmin.

Komunikimi duhet të jetë në bazë të dialogut dhe dialogu jep më pas edhe zgjidhjet pozitive, tha presidenti i Republikës.

“Të mos shohim vetëm shprehje të egoizmit, që i shohim shpesh, ku dëshira për pushtet shpeshherë lë mbrapa atë që është më e rëndësishme, kujdesin…

Topi: Reforma në gjyqësor rikthen besimin tek drejtësia

Topi: Reforma në gjyqësor rikthen besimin tek drejtësia

Shkruar ne 03 Pri 2012 ora 2:04pm

TIRANE - “Nevojitet shprehja e qartë e vullneteve politike të konkretizuara me vendimmarrje në Parlament për të çuar përpara dhe për të zbatuar plotësisht e me sukses reformën në gjyqësor”. Kështu deklaroi sot Presidenti Bamir Topi gjatë takimit që zhvilloi me Nënkryetarin e Këshillit të Lartë të Italisë, Mikele Vjeti.  (more…)

Sequi: Mbrojtja e të drejtave të njeriut kriter për integrimin e Shqipërisë

Sequi: Mbrojtja e të drejtave të njeriut kriter për integrimin e Shqipërisë

Shkruar ne 03 Pri 2012 ora 2:00pm

TIRANE- Institucioni i Avokatit të Popullit firmosi sot një marrëveshje bashkëpunimi me organizatat e Shoqërisë Civile për mbrojtjen e të drejtave të njeriut si kriter themelor për integrimin e vendit në BE.

Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Ettore Sequi, u shpreh se respektimi i të drejtave të njeriut përbën një ndër kriteret kyce për antarësimin e vendit në Bashkimin Europian. Ai tha më tej se nënshkrimi i kësaj marrëveshje kërkon të respektohen të drejtat politike, civile, kulturore dhe të grupeve të veçanta në nevojë. (more…)

SHBA: SHQIPËRIA, VEND I SIGURT PËR INVESTIMET TONA

SHBA: SHQIPËRIA, VEND I SIGURT PËR INVESTIMET TONA

Shkruar ne 31 Mar 2012 ora 1:54pm

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka vijuar takimet e radhës në SHBA. Meta takoi në Senatin Amerikan senatorin Bob Corker, anëtar i Komisionit të Jashtëm. Biseda është përqendruar mbi investimet amerikane në Shqipëri, kryesisht te burimet natyrore në shtetin tonë. Meta dhe Corker kanë ndarë qëndrimet e njëjta se duhen intensifikuar marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve. Meta siguroi Corker se Shqipëria është një vend i sigurt për investimet amerikane në Shqipëri, ndërsa palët theksuan se statusi kandidat do të inkurajonte investimet e huaja në Shqipëri. (more…)

ALEKSANDËR MEKSI: DOSJET E BASHKËPUNËTORËVE TË SIGURIMIT I KANË ZHDUKUR

ALEKSANDËR MEKSI: DOSJET E BASHKËPUNËTORËVE TË SIGURIMIT I KANË ZHDUKUR

Shkruar ne 27 Mar 2012 ora 3:29pm

Ish-kryeministri Aleksandër Meksi, ka hedhur akuza të forta mbi zhdukjen e dosjeve të ish-bashkëpuntorëve të Sigurimit të Shtetit. Sipas tij, këto dosje janë zhdukur përgjatë viteve 1944-1991.

“Kamionët që dilnin nga bodrumet, nga bunkierët e Ministrisë së Brendshme dhe thuhej që ka brumatriçe, nuk është e vërtetë. Janë zhdukur, dhe janë zhdukur pjesa më e madhe e dokumentacionit të dosjeve në kundërshtim me rregulloren për ruajtjen e dokumenteve të arkivit të Ministrisë së Brendshme”,  është shprehur Meksi.

Deklarata e Meksit është bërë gjatë një takimi të shoqërisë civile, e cila ka hartuar një projektligj të ri për Pastërtinë e Figurave…

Wollfarth: Të mos shtyhet më afati për reformën zgjedhore

Wollfarth: Të mos shtyhet më afati për reformën zgjedhore

Shkruar ne 26 Mar 2012 ora 11:26am
(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "//connect.facebook.net/sq_SQ/all.js#xfbml=1&appId=314271005302333"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, "script", "facebook-jssdk"));

Tiranë – Shefi i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, theksoi sot se reforma e Kodit Zgjedhor përbën një prej reformave vendimtare për çuarjen përpara të zhvillimeve demokratike në Shqipëri.Ai ishte i pranishëm në një tryezë për teknologjitë e reja të votimit dhe administrim zgjedhor, nga ku deklaroi në drejtim të reformës zgjedhore është bërë progres, por shtoi se ka disa çështje shumë të rëndësishme që mbeten ende për t’u diskutuar.“Kjo është arsyeja për të cilën nevojitet patjetër që të intensifikohet puna, në mënyrë që Komisioni të mund të ecë përpara me hapa më të shpejtë. Duhen bërë të gjitha…