Psikologjia

C’farë e bën një grua të lumtur ?

C’farë e bën një grua të lumtur ?

Shkruar ne 07 Pri 2012 ora 12:03pm
(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "//connect.facebook.net/sq_SQ/all.js#xfbml=1&appId=314271005302333"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, "script", "facebook-jssdk"));

Gjatë një seminari për çiftet , një gruaje i bëhet kjo pyetje :

Burri juaj ju bën të lumtur ? Ju bën me të vërtetë të lumtur ?

Në atë kohë , burri i saj reagon duke ngritur kokën , gjë që nënkuptonte besim .

Ai e dinte se gruaja e tij do të thoshte Po , sepse ajo kurrë nuk ishte ankuar gjatë martesës. Megjithatë gruaja u përgjigj me oshëtimë : Jo !

Jo , burri im nuk më ka bërë të ndihem e lumtur ! (more…)

Si ta mposhtësh lodhjen…

Si ta mposhtësh lodhjen…

Shkruar ne 11 Mar 2012 ora 11:45pm
(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "//connect.facebook.net/sq_SQ/all.js#xfbml=1&appId=314271005302333"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, "script", "facebook-jssdk"));

Të lodhur dhe në pamundësi për të marrë veten? Nuk është gjithmonë faji i stresit. Ja disa këshilla që fillojnë me veshjet, ushqimin dhe lëvizjen.

 

Tashmë mund të dorëzohemi: gjumi nuk na shqitet, fundjava nuk arrin ta mposhtë lodhjen, rëndesa mendore dhe fizike nuk na lehtësohet, çfarëdolloj autoterapie të përpiqemi të bëjmë. Shkenca na siguron: ky është stres. Ose sipas hipotezës edhe më shqetësuese, bëhet fjalë  për lodhje kronike, një nga sindromat më të përhapura në Perëndim, por së cilës ende nuk i dihen shkaqet, ndërsa mjekët nuk janë ende të sigurt për kurat. (more…)

Sa normale janë zënkat në çift

Sa normale janë zënkat në çift

Shkruar ne 18 Maj 2011 ora 6:34pm

Që një marrëdhënie të përkufizohet e bukur duhet të jetë sa më e shëndetshme dhe pasionante. Por ajo që nuk mund të evitohet në çdo lloj raporti janë zënkat dhe grindjet. A janë normale grindjet në një çift? Qofshin këto të vogla apo të mëdha si ndikojnë në jetën e një raporti? Ja disa arsye se pse ndodhin grindjet dhe cilat prej tyre duhen evituar Shkencëtarë dhe psikologë të ndryshëm kanë provuar se zënkat në një marrëdhënie nuk kanë efekt negativ. Përkundrazi është provuar që grindjet qofshin të mëdha apo të vogla e zgjasin raportin. Edhe romantikët…

Fenomeni i parashikimit

Fenomeni i parashikimit

Shkruar ne 11 Maj 2011 ora 1:17pm

Parashikimi ose parathënia e gjërave dhe situatave ende pa ndodhur ato, është një kureshtje instiktive psikologjike që ndërlidhet me vetë evoluimin e qenjes njerëzore në përgjithësi, andaj, lirisht mund të konstatojmë se ekzistimi i fenomenit të parathënies lidhet me njohurinë e ekzistimit të vetë njeriut. Historia njerëzore e të gjitha kohëve është përplot me fakte mbi parathënësit që janë munduar në çfarëdo forme ta parashohin ardhmërinë tonë, si në hapsirë të ngushtë regjionale, por edhe me përmasa më të gjera botërore.

Format e parathënies së ngjarjeve, varësisht prej kulturave dhe civilizimeve, kanë qenë të ndryshme. Civilizimi i hershëm…

Magjia e zezë në veprim

Magjia e zezë në veprim

Shkruar ne 29 Pri 2011 ora 11:19pm

“Mos jam vallë nën ndikimin eventual të magjisë së zezë?!” nga pamundësia të ballafaqohemi me ndonjë sëmundje apo shqetësim psikik, është një pyetje që shumëkush nga ne shpesh ia parashtron vetes. Edhe pse njohuritë për magjinë e zezë në Kosovë dhe tek populli shqiptar në përgjithësi janë nga lashtësia dhe i takojnë kohërave arkaike, fatkeqësisht, kjo frikë, edhe sot e kësaj dite, me përmasa të mëdha është e shprehur ende tek gjeneratat tona të reja. Përveç termit të popullarizuar “magji e zezë”, për këtë dukuri, në popullin tonë mund të dëgjojmë edhe termet: “sehire”, “të…

Si e kuptova se kam vdekur?

Si e kuptova se kam vdekur?

Shkruar ne 28 Pri 2011 ora 7:57pm

Parapsikologjia, si njohuri e re shkencore në formim e sipër, që merret me studimin e fenomeneve të ndryshme paranormale dhe jashtëshqisore, kohëve të fundit pasurohet edhe me një segment specifik të fushës së saj të gjerë kërkimore – fenomenin “nde” (shkurtesë nga anglishtja: Near Death Experience – Eksperienca “Afër vdekjes”), që kanë të bëjnë me dëshmitë gjithnjë e më të shpeshta të përjetimeve të shumë njerëzve, pas kontakteve të afërta me vdekjen. Dhjetëvjeçarëve të fundit, mjekët dhe shkencëtarët ballafaqohen me rastet e jashtëzakonshme që nuk mund të shpjegohen me njohuritë tona ekzistuese të shkencës bashkëkohore. Konkretisht, fjala është për përjetimet…

A rikthehet shpirti, pas vdekjes, trupit tjetër?

A rikthehet shpirti, pas vdekjes, trupit tjetër?

Shkruar ne 26 Pri 2011 ora 1:49pm

Melodinë e vetë të parë amerikani gjenial, Zhermin Gardiner, nga Baltimori, e ka interpretuar në piano kur i kishte vetëm 13 muaj! Pas një viti ekzekutonte Bethovenin, ndërsa, posa i ka mbushur tri vjet, kompozon kompozimin e vetë të parë! A është ky vetëm talent i rrallë, apo diç më tepër?!!

Nëse e konsultojmë fjalorin terminologjik, do të vërejmë se, me gjeni nënkuptojmë “shkallën më të lartë të prirjes së individit në formë talenti për një lëmi të caktuar”, ndërsa, në anën tjetër, me talent nënkuptojmë: “aftësinë e jashtëzakonshme të lindur të dikujt për një veprimtari të caktuar”….

Fjalët dhe (pa)rëndësia e tyre

Fjalët dhe (pa)rëndësia e tyre

Shkruar ne 21 Pri 2011 ora 11:01pm

Që nga mëngjesi e deri në mbrëmje, ne jetojmë dhe e vejmë në lëvizje veten me fjalë. Ka shumë njerëz që edhe kur flenë flasin. Andaj, ne edhe kur flemë, jemi të ngarkuar me fjalë. Fjalë, fjalë, fjalë…

Siç duket, nuk ka pushim nga fjalët. Sikur nuk ekziston liria nga fjalët. Ja,shikoni! Fjalët janë shkaktar edhe të brengave tona. Nuk mund të keni brenga pa fjalë, a po? Provoni për shembull, të brengoseni dhjetë minuta , por mos përdorni asnjë fjalë. Nuk bënë! Nuk mundeni! Jemi viktimë e fjalëve. Prezenca e fjalëve është edhe tek kontakti me të tjerët, sepse miqësia…

Permalink  |  Taguar me:
Ëndrra të ndryshme – Vetmia si “sëmundje” e turpshme?

Ëndrra të ndryshme – Vetmia si “sëmundje” e turpshme?

Shkruar ne 21 Pri 2011 ora 2:15pm

Oscar Bentton kur këndonte “Ëndrra të ndryshme” (Different Dreams) na “foli” për një dashuri “të dështuar”, por na bëri kurioz për “kohëzgjatjen e jetëgjatësisë së ditëve të lumturisë së tyre”. Secili prej dy partnerëve, zgjodhi rrugë të ndryshme në jetë… A ekziston ribashkimi, apo hakmarrja bën që të mbështetësh kokën në kraharorin e dikujt tjetri? “Kur u linde ti qaje, ndërkohë që të gjithë rreth teje qeshnin. Ndërtoje jetën në mënyrë të atillë, që kur të vdesësh të jesh i vetmi që qesh, ndërkohë që të gjithë të tjerët të jenë duke qarë”, – na ka këshilluar Paulo…

Bota parapsikologjike e JUNGUT

Bota parapsikologjike e JUNGUT

Shkruar ne 18 Pri 2011 ora 11:49pm

Për shumë dijetarë eminent botërorë që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e shkencës bashkëkohore, nuk mund të thuhet thjeshtë se kanë qenë vetëm gjeni të talentuar, por ata kanë zotëruar dhe janë marrë edhe me njohuri të fshehta okultiste, shënime këto që kurrë nuk janë publikuar haptas nga ana e biografëve të tyre. Nga lista e madhe e emrave të këtyre personaliteteve shkencore, pa dyshim, dallohet edhe psikiatri i famshëm me renome botërore Karl Gustav Jungu.

(more…)