Anija e parë me energji diellore, bën xhiron e botës

Nga Dorjan
Shkruar ne 08 Maj 2012 ora 2:23pm

Në 4 Maj anija Planetsolar arriti në portin e Monacos, duke përmbyllur kështu udhëtimin e saj rreth botës. Kjo anije është e vetmja që i ka rënë rreth e përqark botës falë përdorimit të energjisë diellore.

Anije është e gjatë 31 metra dhe e mbuluar nga 537 panele diellore. Planetsolar është ndërtuar në Gjermani, për 12,5 milion euro. Brenda saj mund të akomodohen 200 persona.

Udhëtimi i saj nisi më 27 shtator të vitit 2010 nga porti i Monacos dhe u kthye aty më 4 maj.

Gjatë udhëtimit ka ndaluar në porte të ndryshme. Momentet më të bukura të udhëtimit do tregohen gjatë një feste në Monaco.