Anila dhe Albulena komentojne banoret e BB5.

Nga Dinejda
Shkruar ne 03 Maj 2012 ora 10:08am

Vajzat që ishin në “Big Brother 5”, Anila dhe Albulena, kanë rrëfyer eksperiencën e tyre në këtë reality-shou në programin e natës në Top Kosova Radio.

Kanë krijuar shoqëri në këtë spektakël dhe vazhdojnë ta forcojnë, pasi vajza nga Tirana, Anila, është dashuruar kaq shumë me Prishtinën dhe kishte ardhur për të kaluar disa ditë te familja e Albulenës, ndërsa kanë realizuar edhe disa foto nga fotografi i njohur, Arbër Hoxha, të cilat po komentohen shumë, ndërsa kjo që shihni është ekskluzive vetëm për gazetën tonë.

Do ta mbajnë mend si një eksperiencë  të bukur BB5, por pranojnë ato që aty brenda të gjitha vajzat kanë qenë pak dembele. Por, si i komentojnë vajzat simpatike banorët e tjerë të këtij reality-shou, kur ne i kemi pyetur se në BB5 vajzat duhet të ishin deri në finale, për arsye se…

Françeska
Anila: Megjithëse shquhem për të folur fjalë të mira e jo të këqija për to. Françeska është një vajzë simpatike, kaq.
Albulena: Për moshën që ka, 18 vjeçe, është më shumë e pjekur dhe ka edhe bukurinë e saj.

Ermali
Anila: Sepse me Ermalin shkoja mirë.
Albulena: Kam pasur raporte të mira unë me të dhe e shikoj në finale.

Erioni
Anila: Ka shumë për të folur, pasi ne jemi ofruar edhe me familjarët e tyre dhe kemi respekt tashmë edhe në familjen e Erionit.
Albulena: Erioni ka një lojë të tillë, ai e bën lojën shumë më ndryshe se të tjerët dhe këtij ia uroj finalen.

Arbri
Anila: Është një gjë që e karakterizon Arbrin, sasia e fjalëve që ai flet në sekondë. Edhe kjo e ka ndihmuar.
Albulena: Normalisht e përkrah dhe uroj që për herë të parë një banor nga Kosova të jetë në finale, pse jo.

Meti
Anila: No koment, shyqyr m’u dha rasti.
Albulena: Çfarë të të them?

Liami
Anila: Po të isha në vendin e tij, shumë gjëra që ai i bën nuk do t’i bëja.
Albulena: Që në momentin e parë që e kam takuar kam thënë se është lojtar i fortë dhe mund të jetë edhe ky fituesi, bravo i qoftë për lojën.

Genta
Anila: Edhe unë mendoj si Lena, se me ato që flet ka arritur.
Albulena: Me ato batutat e saj ka arritur deri këtu.

Edgari
Anila: Kemi krijuar shoqëri më shumë jashtë kur dolëm.
Albulena: Mendoj se është njeri i mirë dhe i fortë dhe vazhdoj ta forcoj shoqërinë me të.

Graciano
Anila: Komentet më të mira dhe ta fitojë, pse jo.
Albulena: Me dëshirë ia uroj Gracianos.

‘Big Brother Albania’
Anila: Duhet t’i kushtojë rëndësi njerëzve që janë të drejtë dhe përcjellin drejtësi te publiku.
Albulena:  ‘Like’ e ka Anila.