Arrestohen 8 peshkatarë shqiptarë në ujërat e Malit të Zi

Nga Dorjan
Shkruar ne 11 Apr 2012 ora 4:04pm

MAL I ZI – Policia kufitare e Malit të Zi arrestoi pasditen e sotme 8 peshkatarë shqiptarë, të cilët u kapën duke peshkuar në ujërat e shtetit fqinj.

Mësohet se mes peshkatarëve të arrestuar janë edhe 2 minorenë, 17-vjeçari H. A., dhe një 14-vjeçar.

Ndërkohë policia bën të ditur vetëm inicialet e peshkatarëve të tjerë, të cilët janë: E. Sh. 24 vjeç, F. V. 21 vjeç, F. V. 22 vjeç, E. H. 18 vjeç, K. H. 24 vjeç dhe Y. Ç. 53 vjeç.

Autoritetet e Malit të zi e kanë ndaluar peshkimin nga data 1 prill deri në 1 maj.