ARRESTOHET, IU GJETËN 626 FARA KANABIS SATIVA

Nga Dorjan
Shkruar ne 16 Pri 2012 ora 5:06pm

Durrës – Policia ka arrestuar në orët e mbrëmjes një person, të cilit iu gjet një sasi lënde narkotike që përbëheshin nga disa farëra që shërbejnë për kultivimin e bimëve.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ‘u arrestua në flagrancë për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike shtetasi G. Farruku, 26 vjeç, banues në Manëz, Durrës’.

Policia ka bërë me dije se në ndjekje të informacioneve të marra nga shërbimet e strukturave të ndryshme të policisë, u ushtrua një kontroll në banesën e këtij shtetasi, gjatë së cilit, në një arkë druri u gjet një kuti e mbushur me fara, gjithsej 626 kokrra, të cilat ngjasojnë me ato të bimës narkotike Kanabis Sativa.

Me këto farëra me një kultivimi normal, sipas specialisteve mund të prodhohen rreth 3 ton lënde narkotike.