Arrestohet një ish-drejtor banke.

Nga Dinejda
Shkruar ne 13 Mar 2012 ora 6:28pm

Tiranë – Prokuroria e rrethit gjyqësor Tiranë, ka kryer arrestimin e shtetasit Julian Lipe lidhur me veprën penale të “Vjedhjes”duke shpërdoruar detyrën.Arrestimi i këtij shtetasi, të bërë në bazë të vendimit të datës 9 mars nga Gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë, bëhet  mbi akuzën për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe te “Falsifikimit te dokumenteve”, të parashikuar nga neni 135 dhe 186 te K. Penal.Nga hetimet e yera pas kallëzimit penal nga institucioni financiar, ALFA Bank, Njësia e Përbashkët Hetimore (Task Force) pranë Prokurorisë së Rrethit gjyqësor Tiranë,  pas veprimeve hetimore të kryera në bazë të procedimit të nisur në dhjetor 2011, konstatoi se shtetasi Julian Lipe, duke përfituar nga pozita e tij si ish-drejtor i filialit të kësaj banke në rrugën e Dibrës, ka përfituar në mënyrë të paligjshme  rreth 308 000 Euro.Nga kjo shumë, 110 000 euro, Lipe i ka tërhequr nga kasaforta e bankës pas mbarimit të orarit zyrtar duke shfrytëzuar pozicionin e tij si Drejtor. Pjesën tjetër të shumës, shtetasi Julian Lipe e ka përfituar nëpërmjet falsifikimit të formularëve, kartave të kreditit etj., në dëm të klientëve të ndryshëm të bankës.