Arrestohet një shtetas për kontrabandë cigaresh.

Nga Dinejda
Shkruar ne 29 Mar 2012 ora 10:53am

Tiranë – Policia e Tiranës gjatë një operacioni të koduar “Trokatero”, ka arrestuar një shtetas për cigare kontrabandë. Në pranga përfundoi Meladin Lohja 51-vjeç, lindur dhe banues ne Shkodër.Sipas informacioneve që kishte më parë rezultonte se ky shtetas sillte paketa cigaresh pa pullë fiskale nga qyteti i Shkodrës dhe i tregtonte ato në Tiranë me mjetin e tij të tipit Golf 2.Këtocigare dyshohet të kenë hyrë kontrabandë në territorin e vendit tonë nga Mali i Zi nëpërmjet pikave doganore të Moriqanit dhe Hanit të Hotit. Kapja në flagrancë e tij, u bë dje pasi nga shërbimet e policisë të cilat kishin ngritur një pikë kontrolli për kapjen e tij, në Kamzë Tiranë në mjetin tip Golf 2. Pas ndalimit të mjetit është ushtuar kontroll në këtë mjet, ku në pjesën e parë të motorit janë gjetur 50 (pesëdhjetë) steka cigaresh të markës “Trokatero” pa pullën fiskale të Ministrisë së Financave dhe që janë kontrabandë.Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Meladin Lohja në Shkodër janë gjetur edhe një sasi tjetër prej 115 steka cigaresh të markave të ndryshme (Marlboro, Slims, Trokatero) pa pullën fiskale dhe që janë kontrabandë. Ne total janë sekuestruar 1650 paketa cigare të futura kontrabandë në territorin e vendit tonë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “Tregtimit dhe transportimit të mallrave që janë kontrabandë”.