Arrestohet një shtetas për plagosje.

Nga Dinejda
Shkruar ne 21 Mar 2012 ora 11:12am

Elbasan – Një shtetas u arrestua nga policia e Elbasanit pasi akuzohet se ka qëlluar me thikë një shtetas tjetër.Policia bëri me dije se është arrestuar shtetasi Mirjan Dedja, 29-vjeç, i dënuar më parë për veprën penale  “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë.Ndalimi i tij u bë pasi, ky shtetas më datë 06.08.2011, në lagjen ‘Kala”,  gjatë një konflikti të çastit, ka goditur me mjet të mprehtë të llojit thikë shtetasin E.Stafa, 45-vjeç, banues në Elbasan. Po punohet për dokumentimin e plotë të veprës penale.Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë, mbajtje pa leje e armëve të ftohta”.