Artikujt mbi Blerim Destanin pushtojnë mediat belge

Nga Dorjan
Shkruar ne 15 Pri 2012 ora 3:16pm

Një nga aktorët më të përfolur shqiptarë është Blerim Destani. Për karrierën e tij po shkruhet edhe jashtë kufijëve tanë, pasi sukseset e fundit me projektet filmike po gjejnë veten edhe në shtete të ndryshme të botës. Kështu, pas promovimit në shtetin belg, suksesi i projektit filmik ‘’Dossier K’’ ka gjetur vend edhe në shtypin e këtij vendi. Për aktorin Destani dhe filmin e tij kanë shkruar shumë media belge, duke i kushtuar kështu një vëmendje të madhe. E përditshmja belge ‘’Vrije trid’’ ka publikuar një material dy faqe mbi jetën dhe projektet e Blerim Destanit, si dhe një vëmendje të rëndësishme mbi filmin ‘’Dossier K’’, film ky që promovimin e ka pasur në Belgjikë dhe Gjermani. Blerimi ka kohë që po synon të zgjerojë karrierën e tij jashtë trojeve shqiptare dhe, me ndihmën e disa producentëve e personazheve të njohur nga sfera të ndryshme nëpër botë, ai po arrin të futet në qarkun e personaliteteve, të cilët zënë vend në shtypin rozë.